Shkodra Jone – Gjon Kapidani,kompozitor,mësues dhe drejtues.

0
57

Gjon Kapidani konsiderohet si kompozitori i fundit i zhanrit simfonik në Shkodër.Ai ishte vazhdues i veprës së Prenkë Jakovës,Çesk Zadejës,Tonin Harapit.
Në vitet 1946-1964,Kapidanin do ta shohim si pianist në formacionin e violinistit,kompozitorit Ndoc Shllaku,orkestrina moderne,ku ai jep kontributin tij si aranxhues për këngët e reja që krijohen,në atë kohë,pas Çlirimit.
Gjoni me formacionin e Shllakut punon intensivisht herë në “Kafe të Madhe”,herë në Radio Shkodra apo edhe në “Shtëpinë e Pionierit” dhe “Shtëpinë e Kulturës”.
Dhe pikërisht në rrjedhen e kësaj periudhe kohore,në vitin 1961,një event i rëndësishëm kulturor në Shkodër siç ishte hapja e klasave të para të muzikës pranë shkollës “Ndoc Mazi” e vendos Gjon Kapidanin pjesë e stafit të parë pedagogjik pranë kësaj shkolle si mësues i pianos dhe i solfezhit.
Gjon Kapidani njihet si një kompozitor me shije shumë të hollë në orkestracionet që ai realizonte.

Burimi/Facebook/Shkodra Jone