“Shkodrës i kanë ikur 38 mijë qytetarë”/ Topalli: E pafalshme që askush nuk i del zot qytetit

0
146

Nga B.A
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shkodrës i kanë ikur 38 mijë qytetarë në vitet e fundit.

Topalli tha se shifra e të larguarve në vitet e fundit është alarmante.

“Asnjë qyteti tjetër si Shkodra nuk i ka ndodhur t’i ikin 38 mijë qytetarë. Shifra e viteve të fundit është shifër alarmante, që kërkon një ndryshim. Vetë thirrja e Lëvizjes për Ndryshim është që të ketë kurajo për të kundërshtuar kryetarët”, u shpreh ajo në Eetimes.

Sipas saj, Shkodra duhet të ishte qyteti më i frekuentuar nga turistët në Shqipëri.

“Ky qytet duhet të ishte qyteti më i frekuentuar në Shqipëri se asnjë qytet nuk ka një kala si Shkodra, nuk ka liqenin kaq afër, nuk ka detin kaq afër, malin kaq afër. Kemi të gjitha faktet për të qenë më i vizitueshmi dhe turizmi sjell para për bizneset e vogla, dyqanet, bizneset e punës me dorë, etj, etj,. Dhe pse është Korça? Korça nuk ka një liqen kaq afër, nuk ka një kala si e kemi ne, nuk ka një marub si e kemi ne”, theksoi ish-kryeparlamentarja.

Topalli deklaroi më tej se është e pafalshme që askush nuk po i del për zot Shkodrës, duke shigjetuar këtu kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiaken në detyrë të PD-së, Voltana Ademin.

Burimi/ CNA.al