SHKODRËS SIME

0
19

Kur Zoti e krijoi boten
T’parin vend ai krijoi Shkodren,
Bashk’ me diell e bashk’ me hanë
T’paren her’ bani kalanë.

K’tu ka lind kanga, humori,
Futbollisti e piktori,
Porsa lind fmia këndon,
K’tu kurr qejfi nuk mbaron.

Plot freski rrethu prej ujit,
K’tu buron urtia burrit,
Tri mij’ vjet në kët’ qytet,
Shkodran bahesh qysh në djep.

Drandofil e fasligen
L’shojn’ aromen mbi liqen,
Drin e Kir kur bashkohen
Bashkë me Bunen përqafohen.

Rriten vajzat bahen nuse
Të flladituna ndër puse,
Me virtyt e me pashi
I rrit’ Shkodra djemt e ri.

Kur vijnë festat varg e vi,
Për Krishtlindje e vit t’ri,
Për Bajram edhe për Pashkë,
Mblidhen tan’ e festojn’ bashkë.

Prej n’Kosov’ der’ n’Çamëri
Tan’ shqiptar’t bajnë histori.
Por gjithkush me Shkodren mburret
Për gjithkend asht djep kulturet.

Ramazan Çeka

Burimi/Facebook