SHKURTE FEJZA-Biografi e shkurtër

0
157

Shkurte Fejza u lind më 18 Nëntor 1961 në Mushtisht, komuna Suharekë. Mësimet fillore i ka bërë në Mushtisht, ato të mesme në Therandë, kurse studimet në Universitetin e Prishtinës.
Paraqitjet e para në skenë i ka pasur si fëmijë në programet e shkollës në vitin 1972
Viti 1974 ështe vit i fillimit te karrierës skenike në një emision në Radio Televizioni Prishtiës.
Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”.
Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën në gazetën “Rilindja” në vitin 1974.
Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha trevave Shqiptare.
Në pranverën e vitit 1979 bënë xhirimin e parë me Televizionin e Prishtinës (TVP)
Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër rrezatimi e muzikës së mirëfilltë shqiptare në Kosovë. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës Në këtë kohë Shkurte Fejza krijohet idol i rinise kosovare.Koncertet e fundit me SHKA “Afërdita”, Shkurta do t’i mbajë me 17 dhe 19 janar 1981 në Mitrovicë.
Gjatë viteve 1981-1983 kënga e saj ishte e ndaluar.
Në vitin 1984, pas shumë peripetive bënë regjistrimin e katër këngëve me censurë.
Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës..Me votat e dëgjuesve e fiton mikrofonin e artë të cilin pushteti nuk ia jep.
Në vitin 1984 në “Jugotoni” në Zagreb edton dy albume:“Bukuroshja” dhe “Pranvera”.
Gjatë vitit 1985-1986, mbanë koncerte solistike në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoni.
Në verën e vitit 1986 Shkurte Fejza kendon në dasma në Maqedoni dhe me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në Stremnicë të Tetovës intervenon policia dhe pas disa ditëve Gjykata Komunale në Tetovë e dënon Shkurte fejzën me dy muaj burg
Në Televizionin e Prishtinës Shkurta Fejza bënë regjistrimin e albumit, “Ç’ke Kosovë që po lëshon za” (1987), pastaj edhe “Gurrë e shkrepa po ushtojnë” (1988).
Në vitin 1988 Pushteti komunist e largon nga procesi edukativo-arësimor ( latgim nga puna), i sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit.
Fundi i vitit 1989 me PM,, Kosova Fonia “ sjellë në dritë Albumin me titull “Oj Kosovë oj nana ime”. Kjo këngë do të bëhet mega-hit i të gjitha kohërave.
Me 1990 Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme të shqiptarëve në Lubjanë organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb nga Shoqata “Nëna Tereze”.
Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurte Fejza e boton albumin tjetër “Mbahu nëno mos ke frikë” Pastaj edhe video programi i parë “Këngë e lot” ( videoklipet e para në Kosovë) me Shtëpinë Filmike MegaMedium.
Viti 1991 sjell edhe një album “Për mëmëdhenë”me PM,,Zëri Drenicës” Gjatë rrugës nga Sarajeva policia serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta dhe masterin original.Këtë album e regjistron për here të dytë në Dyseldorf të Gjermanisë tek në pranverë të vitit 1992.
Më 1991 Shkurte Fejza jep koncerte humanitare nëpër qytetet e Kroacisë të gjitha të hyrat shkojnë për financimin e studentëve shqiptarë.
Në vitin 1992, në bashkpunim me Lidhjen e Arsimtarëve shqiparë (LASH) në Gjermani organizon koncerte nëpër Evropë për financimin e arësimit shqip në Kosovë (donacion 41.500 DM)
Në vitin 1992, Shkurta Fejza realizon këngën XHAMADANI VIA VIA. Kjo këngë per dekada me radhë do te jete hiti ma i madh për të gjithë shqiptarët dhe vija melodike e çdo eventi kombëtar, dhe albumin “Kam një lot m’pikon si arë”.
Në korrik të vitit 1994, me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqiperise, merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit në Karolinën Veriore në SHBA dhe shpërblehet me Çmim Special.
Në vitin 1995 realizon albumin “Vdekje s’ka”.
Në vitin 1996 realizon albumin “20 vjet për ju”.
Viti 1997 albumin” E kam emrin Kosovar”.
Me 1998 albumin “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’. Këtë vit edhe albumin tjetër “Këngë e lot”.
Lufta e gjen në Mushtisht dhe ekzodi në Shqipëri ,kjo është histori më vete.
Në vitin 2000 albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”.
Në vitin 2002 albumi “Te dua Kosovë”
Në këtë kohë ka realizuar këngën Mora fjalë për Legjendarin Adem Jashari me autor Naim Gjoshi e cila ka marrë përmasa epokale.
Gjatë viteve 2000 – 2004 së bashku me shume kengetare editon shumë albume të përbashkëta me këngë të perpunuara si dhe disa video programe.
Prej vitit 1992 gjer më tani ka mbajtur me mijëra koncerte nëpër shumë qytete në të gjitha shtetet e Europës Perëndimore ,Kanada, Australi dhe SHBA

  1. Këtë vit editohet albumi “Shqiptari të dua”.
    Në përgatitjen e albumeve, Shkurte Fejza ka bashkpunuar me kompozitorët më eminent shqiptarë si:Kolë Suaj, Naim Gjoshi,Pjetër Gaci, Zef Çoba, , Edmond Zhulali, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Ylber Asllani e tj.
    Shkurte Fejza ka jetësuar në këngë vargjet e poetëve: Gjokë Beci, Ismail Kadare, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Bekim Bislimi, Bekim Lumit, Fatmir Muja e tj.
    Ne albumet e Shkurtes zene vend edhe shume kenge te krijuara nga vet ajo si kantautore.
    Si perfundim:
    Shkurt Fejza hyri furishëm në skenën muzikore dhe vazhdon për rreth 50 vite me radhë.Ja disa te arritura te saj:
    -Ka realizuar mbi 500 kenge, shumica e tyre origjinale.
    -Ka realizuar 45 albume me këngë popullore me bazë të folkorit burimor shqiptarë.
  • Ka marr pjesë në Festivalin Boteror të Folklorit Botëror në Karolinen Veriore në SHBA me 1994.
    -Ka përfaqësuar Kosovën në Ballkan Fest në Shkup organizuar në TRT.
  • Kënga e saj Xhamadani via via është kënduar në manifestimet qendrore me rastin e 100 vjetorit të shqipërisë në Vlore dhe Tiranë.
  • Ka realizuar në bashkpunim me Burim Krasniqin për RTK-në, 100 emisione televizive “ Rrënjet tona” me qëllim të ruajtjes së traditës kulturore shqiptare.
  • Me rastin e 100 vjetorit ka edituar albumin me këngë të zgjedhura me frymë atdhetare nga krijimtaria e saj 40 vjeçare, “ 100 këngë për 100 vjet”
  • Ka mbajtur me mijëra koncerte si në Kosovë ashtu edhe jashtë.
  • Në relizimin e këngëve të saj ka bashkpunuar me të gjithë krijuesit më eminent te poezisë dhe muzikës shqiptare.
    -Në vitin 2013 është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin ma të lartë për arritje në fushën e artit Meshtër i Madh/Maestro Grande,poashtu me dekret të Presidentit të Shqipërisë e ka fituar edhe shtetësinë e Shqipërisë.
    -Në vitin 2014 është dekoruar nga Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga me Medaljen Presidenciale të Meritave.
    Kontributi saj ne fushen atdhetare dhe humanitare:
  • Me koncertet në diasporë ka mbajtur gjalleëë frymën atdhetare tek të rinjtë e mërgatës dhe ka kultiuvuar ndjenjat mos ta harrojnë gjuhën dhe kulturën e tyre.
  • Këngët e Shkurtes që nga fillimi kanë kontribuar në kultivimin e këngës burimore dhe në ruajtjen e saj.
  • Ka dhënë disa qindra koncerte humanitare për raste të ndryshme në tërë Kosovën, në Kroaci për studentë, në Gjermani për shkollën shqipe e tj.
  • Ka marrë pjesë , në mijëra manifestime përkujtimore për deshmorët e lirisët dhe ditë të shënuara institucionale në tërë vendin dhe të gjitha pa pagesë..
    -Ka realizuar mbi 50 këgë kushtuar dëshmorëve të kombit me qëllim që familjeve të tyre tua zbut dhimbjen dhe shton krenarine e tyre. Te gjitha pa kompenzim dhe pa asnje lloj interesi.
    -Këto të arritura i ka realizuar me punën, dijen, sakrificën dhe mundin e vet, të bashkpuntorëve dhe përkrahjen e adhuruesëve të flaktë të këngës së saj për të cilë shpesh deklaron se:
    -Jam e lumtur dhe e privilegjuar se adhuruesit e mi janë pjesa më e ndërgjegjshme dhe më atdhetare e Kombit.
    -Kurrë dhe asnjëherë nuk ka pas përkrahjen financiare të institucioneve shetërore përkundrazi në disa periudha ka pas presione, shtypje e deri me burgosje.
    Bindjet politike: Natyrë liberale me elemente konservatore në ruajtjen e vlerave morale, të familjes dhe traditave kombëtare. Kurrë anëtare e asnjë partie politike dhe opozitë e çdo pushteti.
    Preokupim me tërë qenjen për Shqipërinë e Bashkuar Natyrale. Dashamirëse dhe respekte e çdo komuniteti tjetër etnik.
    Besimi fetar: Besimi i fuqushëm në Zot dhe më pak në ideologjitë fetare dhe çdo lutje dhe falenderim Zotit vetem shqip.
    -Shkurte Fejza në punën dhe krijimtarinë e saj bazohet me moton:
    Zoti ta jep talentin që ta shfrytezosh për të mirën e vendit tëndë dhe njerëzimit në përgjithësi. Zoti i bekoftë shqiptarët dhe mbarë njerëzimin me paqe dhe mirësi.

Burimi/Facebook