Shpërthen avokati i ditur Ngjela: U mbars mali dhe polli një mi! Sali, tani topin po ia kaloj SPAK-ut!

0
84

Avokati i ditur Ngjela, zëdhënë i FBI-së, Departamentit të Shtetit dhe SPAK-ut të Shqipërisë, fill pas Kuvendit të Sali Berishës, ka shpërthyer egërsisht!

-Pse i lodh kot përkrahësit e tu o Sali? Pse paguan urlatorë që bërtasin? Tani topi është hedhur në SPAK!

  • Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë… Atëherë: Prisni dhe shikoni…

PS. Për t’u qartësuar më shumë, me të gjitha këto dilema kombëtare dhe ndërkombëtare, që ngre avokati ynë i shquar dhe më pro-amerikani në planet, lutemi lexoni të plotë statusin e tij!

Reagimi i avokatit të ditur:

“U mbars mali dhe polli një mi.

Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë. Ku merret dot një parti pa një vendim gjykate që njeh lidërshipin e ri!

Pse, ju vërtet mendoni se Saliu sot luftën e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij.

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund… SU mbars Mali dhe polli një mi.

Kjo ishte lëvizja arkaike Berisha sot. Një falsitet për të krijuar një lëvizje. Por çfarë bëri me lëvizjen e tij? Asgjë.

Pse, ju vërtet mendoni se Saliu e kishte me Bashën. Jo. Gjithçka ai e pati me Amerikën. Me një mendjelehtësi, duke thirrur në Tiranë 4 mijë persona me të gjitha mjetet, mendoi se do ta bënte Amerikën të ndryshonte qëndrimin ndaj tij.

Pse i lodh kot përkrahësit e tu, o Sali!

Pse paguan urlatorë që bërtasin. Kot lodhesh: çështja jote do të shkojë deri në fund…

Se Berisha është epiqendra e korrupsionin shtetëror në Shqipëri.

Tani topi është hedhur në SPAK.

Kurse Saliu shkoi në një rrugë tjetër: ai kërkon të organizojë një referendum kundërt Bashës. Gënjeshtër për grumbullimin e ardhshëm. Madje, po na flet Saliu edhe për revolucion, por mendjen e ka nga vendimet në Uashington.

Lodra naive. Basha nuk rrëzohet dot me lëvizje paralele.

Kjo do pritet nga SPAK. Po SPAK-u mos u tremb sot?

Pse, Amerika e ka lënë luftën kundër korrupsionit Berisha e kompani në Shqipëri? Kjo nuk mund të ndodhë…

Atëherë:

Prisni dhe shikoni…”

/TPZ.al/ Tej e Këtej/