Shpëtim Pollozhani – SA POSHTË KE RRËNË VEBI KAJTAZI

0
156

Mbrëmë në Tv Dukagjini Vebi Kajtazi bëri një deklaratë shumë të ulët sa i përket Grupit të Kumanovës!
Ja kush bëri terrorizëm në Lagjen e Trimave!

  • Pushteti gjuajti pa paralajmirim ( Rregullorja i obligon.)
  • Nuk u përdor megafon dhe as që u kërkua dorrëzim i pjestarëve të grupit!
  • Pushteti gjuajti i pari!
  • U gjuajt nga helikopteri në një vendbanim(e gjithë lagjja.) (Rregulloreja lejon, por në një cak të selektuar.)
  • Gykatat nuk e vërtetoi kush është organizatori i grupit?
  • Nuk u zbulua motivi për ate veprimtari!
  • Nuk u vërtetua përfitimi nga ajo veprimtari!
  • Nuk është bërë balistika e armëve ( nuk dihet cila viktimë me armën e kujt është vrarë!
  • Të mos fasim për keqtrajtimet e të burgosurve dhe shkatërrimi ekonomik i familjeve të tyre!
  • Nuk është marrë parashys asnjë dëshmi e propozuar nga mbrojtja!
  • Kush do ta paguajë dhimbjen shpirtërore që u eshtë krijuar fëmijëve, grave shtatzëna ; banorëve të lagjës?
    -Në vitin 2017, para Zgjedhjeve Parlamentare, ish kryeministri Zaev deklaroi se, ky është një proces i montuar; do të kisha thënë një kurthë për përfitime politike…?
    -Ju si… hajde tu themi analistë, mos u futni ne tema për të cilat keni informacione rruge! Këta njerëz kanë fëmijë, të cilëve duhet tu kërkoni falje!
    -Sapo të shkojë kjo lëndë në Strazbur do të rrëzohet shkaku i shumë shkeljeve procedurale.
    Kjo është arsyeja e stërzgjatjes të këtij procesi!
    Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve
    dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë

Burimi/Facebook