Shpetim Zinxhiria – Mos patë gjë shtetin shqiptar…?

0
95

Artemisa mes 11 vajzave shqiptare te zhdukura në Greqi
Mos patë gjë shtetin shqiptar…?
Trilleri vazhdon me zhdukjen misterioze të 19-vjeçares Artemis Vasilit, në zonën Koropi të Athinës, gjurmët e të cilës mungojnë që prej 16 tetorit të 2020. Ndërsa ditët kalojnë dhe nuk ka asnjë lajm për të, ankthi i njerëzve të saj arrin kulmin.
Por çdo ditë familjes i jepen shpresa të reja por të pa konfirmuara zyrtarisht. Ankthi për familjen e vajzes shqiptare mbetet.
Për momentin 19-vjeçarja Artemisi figuron në mes të 141 te te zhdukur në Greqi, si dhe ndodhet ne mes 11 vajzave të zhdukura, që deri më sot nuk kanë lënë asnjë gjurmë.
Vitet ikin dhe lista e shqiptarve që figurojnë të zhdukur mbetet si një shifër aritmetike dhe asgjë më shumë. E them këtë se shikojmë që kemi dipllomatë në Greqi që as vetë nuk e dinë se cfare pune duhet të bëjnë.
Ka dipllomatë që paguhet vetëm e vetem për telekonferencat apo telenovelat qe ben një herë në muaj me shoqatat ketu në Greqi, por ende nuk kemi dipllomat apo ndonjë punojnës që të merret me keto probleme të kësaj natyre.
Sa për shtet vari lesh, ai ka vdekur me kohë…
Mosha më e vogël e të zhdukurve është 15 vjeç dhe më e madhe 32 vjeç. Theksohet se vetëm në 12 muaj, (tetor i 2019 – tetor të 2020) janë zhdukur tre vajza të moshave 18-20 vjeç.
Të zhdukur në vite (lista)
Artemis Vasili 19 vjeç
Ana Fotaq Pondikati 18 vjeç / Gjirokastër
Anila Ritvan Bregu 17 vjeç / Berati
Anita Zenun Sadikaj 25 vjeç / Tropojë
Dhurata Neki Dervishi 15 vjeç / Berati
Eda Emin Koldashi 33 vjeç / Elbasani
Esperanca Mustafa 18 vjeç
Mbarime Shefqet Rrapaj 32 vjeç, Selenicë / Vlorë
Kristina Dodaj 15 vjeç
Zhaneta .Z. 20 vjeç
Juliana Osmani 20 vjeç
Fjalët sot nuk kanë më fuqi o shteti im, pasi në Greqi janë zhdukur 141 shqiptar…nuk eshte spektakel por eshte dhimbje kombetare.

Burimi/Facebook