Shpetim Zinxhiria – Pse i vrisni protestat ne Shqipëri…?

0
29

Zoti drejtor i policisë edhe ato pak protesta qe behen në Shqipëri ju po i vrisni. Mos vallë në emër te Demokracisë doni të friksoni akoma më shumë dhe të mbani ne regjim frikën?
Kur kjo Shqipëri e lodhur nga diktatura e djeshme, sot po perjeton një tjetër të ngjashme.
Ju vrisni protestestat paqesore, vrisni demokracinë duke përdorur emrin e saj, por mbi të gjitha ju që drejtoni policinë po beheni vegla e politikës, duke shkelur çdo të drejtë për të protestuar.
Në emër të demokracisë ju po vrisni çdo shpresë të saj. Arrestimet tuaja ndaj protestuesve përbën një turp për vendin.
Ju që drejtoni policinë jeni për te ruajtur rendin dhe jo për te për bere ligjin. Ju shkelni te drejat kushtetuese, shkelni te drejtat e njeriut ne nje vend demokratik.
Ku ju u emeruat ne krye te detyres ju uruam me shprese për nje ndryshim ne radhet e policisë, por…?
Edhe një proteste qe behet në Shqipëri ju me urdher nga lart e vrisni…Arrestimet e paligjshme nuk janë trimëri por shkelje te te drejtave te protestuesit.
Ju vazhdoni si paraardhesit tuaj dhe nje vegel qore ne duart e një shteti qe nuk respekton te drejtat e njeriut. Protesta paqesore behen ne te gjithe boten.
Drejtor dil xhiro nga vendet fqinjë te ballkanit dhe shiko se si protestohet dhe si respektohet e drejta e protestes.
Protesta e popullit shqiptar ndaj rritjes se cmimeve nga oligarket eshte një e drejtë, ndërsa arrestimet tuaja ndaj tyre është një padrejtësi e madhe dhe përbën një turp për vendin tonë që kerkon te trokase ne BE.
Në Greqi behen tre protesta ne dite, ndërsa ne shqipëri behen tre ne vit dhe ju bashkë me qeverinë po i vrisni ato.
Sot janë fëmijët e tjetërkujt neser do te jene femijet tuaj. Ne je i pandikuar nga politika tregohe ate me pune…
Zoti ju meshirofte

Burimi/Facebook