SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, AS E KUSARËVE AS E TRADHËTARËVE

0
86

NGA AGIM REXHAJ*
25 prilli është ditë dhe datë historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e kombit tonë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi ndajnë Shqipërinë nga një qeveri vasalësh e tradhëtarësh, një qeveri antishqiptare dhe antikombëtare. Edi Rama është një rrezik i madh për Shqipërinë, për Kosovën, për dy shtetet tona dhe për vetë kombin tonë. Edi Rama ka meritën e vetme se u ul në prehërin e Vuçiçit, Erdoganit e Mitsotakis. Edi Rama planifikoi ndarjen e Kosovës për interesa serbe. Edi Rama i vuri vulën e tradhtisë veprimtarisë së tij në krye të qeverisë.
Ai strehoi kriminelë në parlament, e ktheu Shqipërinë në shtet monist, i ndau shqiptarët duke i vënë traun Rrugës së Kombit, pushtoi e shkatërroi institucionet shqiptare. Edi Rama përzuri nga Shqipëria 500 mijë shqiptarë. Ai i varfëroi e i skllavëroi njerëzit e thjeshtë e të ndershëm. Largimi i Edi Ramës është domosdoshmëri, është e vetmja mundësi për një të ardhme plot shpresë e begati për Shqipërinë e shqiptarët. Largimi i Edi Ramës është një imperative dhe një ditë shprese se edhe Shqipëria do të bëhet. Me 25 prill Shqipëria shkëputet një herë e mirë nga grabitqarët, oligarkët, zullumqarët, kusarët, zyzarët, tradhëtarët që ia kanë pirë gjakun Shqipërisë për 8 vjet dhe e kanë kthyer atdheun tonë në një vend të pajetueshëm. Edi Rama prodhoi: Krim dhe korrupsion, dhunë e kontrabandë, mafje e propagandë, makutëri dhe babëzi, trafiqe e horrlliqe, lavira dhe qafira, mashtrim dhe degradim. Kjo është panorama qeverisëse që i çmenduri i Surrelit u ofroi shqiptarëve për 8 vjet. Largimi i Ramës dhe sektit të tij kriminal rilindas, është shërbimi më i devotshëm që i bën secili prej nesh Atdheut tonë të shtrenjtë. Shqipëria ka prekur fundin si pasojë e qeverisjes së keqe. Në Shqipëri është vrarë shpresa se këtu mund të jetohet dhe se ky vend do të bëhet. Rama dhe sekti i tij rilindas i babëzisë kanë mbjellur kudo trishtim, varfëri e zhgënjim.
Largimi i Ramës është jetik. Shporrja e horrave të Ramës është akt patriotik.
U bëj thirrej tërë shqiptarëve të votojnë për Aleancën për Ndryshim për Shqipërinë, për Partinë Demokratike, si e vetmja forcë që garanton zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian!
Fitorja e Aleancës për Ndryshim dhe e Partisë Demokratike, është fitore për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbinë Jugore dhe në Greqi si dhe në emigracion, kudo që të jenë.
Iu uroj votuesve shqiptarë:
Votimë të mbara e të qeta,
Shqipërisë:Ndryshim për të mirën e tërë popullit shqiptar kudo që ndodhet!
*President Nderi i Vatres

Burimi/Facebook/Dalip Greca