Shqipëria!!? Pronë e oligarkëvë

0
290
Pas viteve 1990 partitë (PS-PD kupto dhe njëshin) e zotruan pushtetin e së kaluarës me kontratë. Atyreve i ju dorzua pushteti me qëllimin, për të mbrojtur familjet e paraardhësve; (që ishin po vetë) nga rreziku që mund të pësonin. Tensionet e qytetarëve të akomuluara nga regjimi enverist, pasardhësit ja shtuan më shumë, bilës, nuk begenisin të japin llogari, që Enver Hoxha ende ka titullin e heroit të kombit, për cilin komb bëhet fjalë? 

Dy partit e „mëdha“, u krijuan nga “Katovica” apostafat për të mos ndryshuar sistemin. Këto dy parti u kamofluan aq bukur në fillimet e qeverisjes së vendit, sa qytetarët shqiptarë i besuan qorrazi dhe, nuk kuptuan se mbetën me gisht në gojë. Qytetarët shqiptarë i besuan pluralizmit politik e partiak për të zezën e tyre duke i mbështetur, dhe më pas u braktisën nga çdogjë prej tyre. Çfar i mbeti këtyre qytetarëve më pas? Vetëm duke marrë rrugët nëpër botë për të siguruar bukën e gojës. Partit në fjalë ndërmjet tyre, nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë në sinkronizim të plotë për bërjen e shtetit ligjor demokratik dhe të së drejtës në shërbim të qytetarëve, por kanë menduar vetëm për xhepat e tyre dhe oligarkët. Janë sharë fallco, sipas planit “Katovician”. Këta politikanë pusht-tetarë oportunist, i kanë shërbyer të huajve, duke i sjellur vendit pasoja të mëdha, deri në braktisjen e vendit. Pluralizmin, politiko-partiak, demokratizimin e Shqipërisë e zbatuan sëprapthi. Në një shtet demokratik, ndarja e katër pushteteve, është e një rëndësije të veçantë. Përse nuk janë korrekt për t’a zbatuar këtë fenomen? Ky institucion, duhet të vihet në lëvizje në armoni të plotë, duke i shërbyer njëratjetrës, por, kjo nuk i ka interesuar, kur nga ana tjetër, shqiptarët e kanë dashur këtë pavarsi pushtetesh tash të vonuar. Qytetarët shqiptar, nga qeveritë; sidomos pas viteve 1945 e deri më sot, kanë mbetur gjithmonë pa liri pa demokraci, gjëja më elementare në një shtet ligjor e demokratik. Diaspora ka rolin primar në bërjen e shtetit të ardhshëm, ajo duhet të vijë e ta prek me dorë situatën.

Tiranë/17/09/2019/ Ing. Frederik Ruço