Shqipërisë i duhet Lulzim Basha, sepse asaj sot i duhet një politikë dhe një politikan patriot dhe i guximshëm

0
30

Nga Skënder Sadri KAPITI

Patriot dhe i guximshëm politikisht do të thotë ta ndjesh, ta përjetosh e ta gjesh dhe kur interesi yt të jetë brënda atij publik e kombëtar; të jesh patriot dhe i guximshëm politikisht do të thotë të jesh potent, i pakorruptuar dhe luftëtar e besnik ndaj interesave kombetare si dhe i guximshëm për të sfiduar të këqijat publike të dëmqarëve e të mashtruesve publik dhe të hajnave institucionalë e shtetërorë. Dhe i tillë sot është Basha përballë politikës së vjetër, të korruptuar e të skaduar të Berisha-Rama-Metës të cilët publiku,opinioni,intelektialët dhe mediat duhet t’i braktisin.

Unë Skënder Sadri KAPITI vij nga një familje me bindje nacionaliste dhe antikomuniste, familje kundërshtare e atij regjimi dhe me kontribute të mëdha për vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe sidomos edhe me kontribute të mëdha për clirimin e Kosovës.

Dhe si i tillë nuk mund të pajtohem as me demagogjinë dhe as me ato mashtrimet pseudoantikomuniste dhe pseudotëdjathta që ka manifestuar PD nën drejtimin e Berishës, ashtu sikurse kam qenë kritik edhe për ato zullume të jashtëzakonshme që i kanë bërë Kosovës klikat korruptive e antikombëtare, kundër atyre që Kosova i ndëshkoi ashpër me të drejtë në zgjedhjet e fundit parlamentare zhvilluar atje.

Jam gatuar dhe edukuar nga prindërit e mi që të jem nacionalist, revoltë e kundershtar kundër të këqijave kombëtare dhe bartësve të tyre, si dhe e kam detyrë patriotike e kombëtare që të mbështes cdo të mirë misionare e vizionare që është në të mirë të kombit e ndryshimit për nga më e mira.

Njeriu duhet të mundohet që të jetë sa më pranë të vërtetës, dhe të mundohet e ta kërkojë atë me fakte e argumente. Kështu duhet të tregohen individët që pretendojnë se janë opinionistë, analistë, studiues e menddhënës politik për të tjerët. Ata duhet të jenë të matur, jo subjektivistë dhe as servilë interesaxhinjsh që përfundojnë dukshëm në fanatikë alogjikë.

A mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë korrupsioni e të korruptuarit, hajnija me hajnat dhe mashtrimi e mashtruesit?!

Nuk mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë ata të djeshmit, as ata të cilët janë të njëjtët si kryeministri Rama i sotshëm. Nuk mundet ta bëjnë ndryshimin ata që duan vetëm që të riciklohen në pushtet; nuk munden ta bëjnë ndryshimin ata politikanë të cilët populli dhe demokracia i ndëshkoi ashpër në vitin 2013 për korrupsion, hajni dhe për papërgjegjshmëri e padrejtësi, dhe të cilët janë grumbullur nëpër foltoret e nëpër ato që ata i quajnë partia apo shtëpi të lirisë.

Për cfarë lirie flasin e premtojnë ata: për lirinë e korrupsionit, vjedhjeve institucionale dhe për lirinë e padrejtësive politiko-juridike që ata kanë bërë kur kanë qeverisuar?!

Nuk mundet që ta bëjë ndryshimin foltorja dhe Berisha sepse në vitin 2005 ai erdhi në pushtet me betimin e madh të luftës kundër korrupsionit duke deklaruar se nuk ka burgje për të korruptuarit e ishqeverisë socialiste të viteve 1997-2005.

Jo vetëm se nuk u kap, as nuk u arrestua dhe as nuk u dënua askush prej ishqeverisë socialiste të viteve 1997-2005, por as nga qeveria e Berishës e kohës 2005-2013 jo vetëm se nuk u dënua, por askush as minimalisht nuk u shkarkua nga posti e detyra për vjedhje e korrupsion për të cilat populli e ndëshkoi ashpër qeverinë Berisha në vitin 2013.

Por, përkundrazi, Berisha i mbrojti ata me fanatizëm, dhe po ata janë ata që i shkojnë sot dhe e mbështesin atë nëpër foltore për ta mbrojtur nga ndëshkimi dhe janë rrjeshtuar besnikërisht rreth tij kundër non gratës amerikane.

Kjo është aq e vërtetë , saqë këtë realitet e përmban edhe vete deklarata amerikane që e shpalli Berishën non grata, për korrupsion dhe për avokati të tij për korrupsionin dhe të korruptuarit.

Pra, pyesim opinionin se a mund ta bëjnë ndryshimin ata të shpallurit “non grata” nga SHBA e Britania për korrupsion madhor si Berisha, apo hajnat e ishspiunët e diktaturës së komunizmit si Ilir Meta?!

Pyesim opinionin se a mund të vijë në pushtet Berisha me ata të cilët sulmuan vandalisht vetë Partinë Demokratike me 8 Janar 2022 ?!

Kjo përbën rast unikal në botën demokratike, ku sulmohet madje dhunshëm një Parti politike nga të vetët, e madje edhe më keq akoma kur këtë sulm e drejton ai që njihet e pretendon se është lider historik i Partisë Demokratike.

Nuk mundet që ta bëjnë ndryshimin të damkosurit dhe as dështakët e tranzicionit të cilët shkaktojnë edhe vjellje shpirtërore dhe neveritje publike kur flasin e mashtrojnë nëpër foltore, edhe pse kanë si mbështetje mediat mercenare dhe shumë intelektualë servilë e të shitur.

Këta nuk e bëjnë ndryshimin, por vetëm se janë oksigjeni jetik për regjimin e Edi Ramës.

Ndryshimi vjen dhe mund ta bëjë vetëm alternativa që është kundër kësaj politike të vjetër që e ka falimentuar dhe që kanë privatizuar shtetin , drejtësinë dhe shoqërinë; e bën vetëm alternative që ka mbështetjen e SHBA-ve

Dhe ky sot është Lulzim Basha. Sepse:

Basha nuk ka humbur asnjë betejë politike, por Basha ka 9 vite që udhëheq një betejë shumë të vështirë kundër korrupsionit, krimit, hajnisë, tradhtive dhe padrejtësive që ua ka bërë shqiptarëve e gjithë politika e vjetër shqiptare keqbërëse dhe zullumqare, antipublike, korruptive dhe antihumane e këtij tranzicioni.

Shqipërisë i duhet Basha, sepse Shqipërisë i duhet një politikë dhe një politikan i guximshëm në përballje me korrupsionin; i kompletuar dhe kompetent intelektualisht, profesionalisht e juridikisht; i përgjegjshëm kombëtarisht edhe si kryeministër, dhe te i cili ka besim antarësia e PD-së, publiku opozitar dhe që është partner i besueshëm te SHBA-të.