Shqiptaret e pykave

0
53

Nder shqiptare eshte i njohur respekti qe i bejme nje personi pas vdekjes , por ai dyfishohet, kur kemi te bejme me njerez qe i kane dhene shoqerise,kombit dhe atdheut.

Nje nder ta eshte edhe baca Adem Demaci . Baca Adem ishte nje njeri ne pragun e legjendes, njeriu qe per 28 vite u denua ne kazamatet serbe, per te drejten e lire te fjales dhe te mendimit te tij te lire ,por dhe shpesh dhe “arrogant”, me njerez qe benin gabime te nje pas njeshme.

Ai nuk u ndal per asnje cast , duke dhene ndihmen e tij dhe cdo mendim te tij e thonte hapur ne media e deri ne parlamentin europian.

Ishte i drejt per drejte , nuk ja ndjente fare per detyren e mikut , apo sokut te tij , ai nuk pranonte kompromise me atdheun dhe fatet e popullit te tij. Duke qene i tille dhe i paperlyer nga askush dihet se ka dhe njerez qe nuk e duan kritiken u vjen keq ti kritikosh dhe shpesh here kane mbajtur “hater” me Bacen Adem. Por atij aq i bente , vazhdonte rrugen. Ai nuk mbante “hater ” me askend . Edhe pse njeriu me i afert i tij Albin Kurti , nuk i shkoi kauzes dhe mesimit te tij , ai u shpreh hapur atij,por dhe e tha hapur edhe ne media, arsyen , ku Albini nuk u paraqit mire sipas tij. Por perkrahsit e Albinit qe u pelqejne “spektaklet” , i shane Bacen , ata donin anarshi, djegie te makinave, te demtonin pasurine e popullit e Baca nuk u pajtua asnjehere me te tilla veprime .

Keta njerez dhe te tjere qe ju bashkuan ketyre , ne diten qe Baca i mbylli syte dhe u largua nga ne , filluan te dalin anonim neper mediat sociale dhe ta ofendonin Bacen. Ne fakt nuk te ben pershtypje se te gjithe keta , jane as me pak se injorante dhe bashkepunetore te Serbise dhe te njerzve te inkriminuar ne Shqiptari. Jane ata kur Baca perballej dhe guxonte te thonte ate qe ndjente , kishin futur “veshet ne lesh ” dhe nuk beheshin te gjalle . Athere kur Baca thonte qe me lufte fitohet liria , keto njerez u ulnin ne gjunje para Serbise dhe u benin temena . Me keto lloj shqiptaresh nuk mund te ecesh as nje hap perpara , sepse keta jane funderrinat e kombit shqiptar, nuk duan as kombin e as atdheun, por nuk duan as nanen e vet , keta duan vetem te jene nen shkaun dhe ti ulen atij ne gjunje. Nuk shohin se ne saje te ketyre Bace Ademave , jetojne sot te lire dhe po “vjedhin ” te gjitha pasurite e shtetit te Kosoves .

Ne fakt nuk ja vlen te shkruhet per ta, por eshte mire tu tregohet se kush jane dhe nuk e duan kombit e tyre, kur nuk duan Bacen Adem, njeriun qe gjithe jeten nuk kerkoi privilegje, nuk kerkoi pushtet dhe kur ja afruan nuk e pranoi, se i tille ishte Bacva , ai nuk e beri per pushtet, por e beri qe shqiptaret e tij ti bien pashe me pashe Kosoves e mbare shqiptarise , pa i ndaluar shkau, por ato qe e ofentojne kete figure kombetare, pacin mallkimin e brezave mbare dhe mos u dhente Zoti paqe ne shpirtin e tyre te zi katran !

I perjetshem kujtimi i Bacit Adem Demeci ! Do ta kujtojme perhere !

Luigj Shkodrani

Danimarke