Shuhet i fundit i ahengut shkodran Shyqyri Alushi

0
115

Një prej këngëtarëve më të mire shkodran me një karrierë shumë të pasur në muzikën popullore, një nga interpretët më të dashur të publikut për shumë dekada në rang kombëtarë, Shyqri Alushi ka ndërruar jetë në mesnatës e 18 Marsit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Një prej artistëve me një opus shumë të gjërë dhe të madh këngësh të interpretuara nga ana e tij, kohët e fundit u la në harresë nga të gjitha pushtetet shqiptare duke mos i dhënë asnjë lloj mbështetjeje apo kujdesje për kontributin e tij në muzikën dhe artin kulturor shqiptarë.

Shyqri Alushi ditët u fundit të jetës së tij u shtrua ne Spitalin Rajonal të Shkodrës pas një sëmundje që e kishte prej kohësh, duke mos arritur që ta përballojë dhe duke u ndarë nga jeta në moshën 84 vjeçare.

Lajmin e vdekjes së tij, për Radio-portalin Njeshi, e ka konfirmuar familja Alushi në Shkodër, pas mesnatës.

‘Shyqi iku pa folur shumë. Ai duket i tha të gjitha gjatë jetës së tij nëpërmjet këngës. Kombi shqiptarë ja ka dhënë meritat gjatë jetës. Kosova e çmoi shumë dhe na vie mirë për interesimin tuaj.”- i deklaroi familja Alushi Radio-portalit Njeshi.

Fatkeqësisht duket se ‘Bilbili i ahengut shkodran’, i cilësuar i tillë në të gjitha kohërat, Shyqyri Alushi, vitet e fundit të jetës i shijoi vetëm me famën e titujt, por trajtimi, nuk ishte fare ashtu sikurse i takon një këngëtari të madh si ai.

KUSH ISHTE SHYQRI ALUSHI;

Shyqyri Alushi ka lindur në Shkodër më 10 Maj të vitit 1934. Këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shekullit XX-të. Rrjedhë nga një familje me origjinë fshatare. Prej babait të tij Alushit, trashëgon pasionin për muzikën popullore. Shyqri Alushi ishte këngëtar dhe muziktar popullor në fyell dhe zumare.

Realisht Shyqriu bëhet këngëtar nëpër ambientet muzikore të shtëpive dhe lagjeve të Shkodrës duke dëgjuar drejtpërsëdrejti ose nga pllakat e gramafonit mjeshtra të ahengut si Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezën etj. Në moshën 10 vjeçare këndon me shokët e lagjes dhe më 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema “Republikës” në Shkodër.

Për një kohë të gjatë Shyqri Alushi këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe në të gjithë fshatrat e rrethit të Shkodrës, në lulishte, lokale të ndryshme si dhe në shtëpinë e oficerave. Në lulishten “1 Maji”, Shyqriu shoqërohej nga orkestra popullore e Adil Ujkashit. Në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.

Shyqyri Alushi mbahet si këngëtari i fundit i ahengut shkodran. Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karrierës”. Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Në Shkodër të gjithë e thërrasin “mjeshtri i ahengut shkodran”. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës.

Intervistën e parë të pasluftës së Kosovës në vitin 2001, Shyqri Alushi me shumë dashuri e kishte dhënë për programin ‘Top Folk’ të Fitim Behlulit, atëherë tek Radio Dukagjini, me rastin e pjesëmarrjes së tij në koncertin e parë artsitik në Kosovën e lirë, e ku bashkë me mjeshtrin e fis-hamronikës, Luan Borovën e njderë kishin përzgjedhur Pejën për shfaqje.

Paraqitjen e fundit në Kosovë, Shyqri Alushi e kishte vitin e shkuar në koncertin solistik të këngëtarit të njohur Shkëlzen Jetishit-Xenit, në Gjakovë. /Njeshi/

Teatri Migjeni, Shkoder

Me hidhërim të thellë njoftojmë se u nda nga jeta ikona e këngës shkodrane, ” Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi.
Qoftë i lehtë dheu për Ju Mjeshtër!

Shyqyri Alushi lindi në Shkoder me 10 Maj 1934. Këngëtar i shquar i ahengut dhe këngës popullore qytetare shkodrane në gjysmën e dytë të shek. XX. Shyqyriu rrjedh nga një familje me tradite në këngën popullore. Babai i tij Alushi, trashëgon pasionin për muzikën popullore. Alushi ishte këngëtar dhe muzikant popullor në fyell dhe zumare. Realisht Shyqyriu bëhet këngëtar nëpër ambjentet muzikore të shtëpive dhe lagjeve të Shkodrës duke dëgjuar drejtpërsëdrejti ose nga pllakat e gramafonit mjeshtra të ahengut si Shuk Prifti, Sadik Spahija, Marku i Kranjanes, Sait Hoxha, Hasan Prezën etj. Në moshën 10 vjeçare këndon me shokët dhe lagjes dhe më 1956 këndon këngët e para popullore në koncertin me rastin e inagurimit të kinema “Republikës” në Shkodër. Për një kohë të gjatë këndon si këngëtar nëpër dasma në Shkodër dhe në të gjithë fshatrat e NënShkodrës, më lulishte, lokale të ndryshme si dhe në shtëpinë e oficerave. Në lulishten “1 Maji”, Shyqyriu shoqërohej nga orkestra popullore e Adil Ujkashit. Në vitin 1974-1986 këndon si këngëtar profesionist pranë Estradës së Shkodrës deri sa doli në pension. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe në shumë turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj. Shyqyri Alushi mbahet si këngëtari i fundit i ahengut shkodran. Më 1984 i jepet titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1996 në festivalin e këngës popullore qytetare i jepet “Çmimi i Karjerës”. Me rastin e 65 vjetorit të lindjes, Bashkia e Shkodrës i jep titullin “Krenaria e Qytetit”. Gjatë gjithë jetës së tij artistike ka marrë edhe shumë çmime dhe dekorata të tjera. Në Shkodër të gjithë i thërrasin “mjeshtri i ahengut shkodran”. Ndër këngët e arta të repertorit të tij përmendim: “Thotë lulja për lulen”, “Kur natyra kenka veshur”, “Nëpër fusha në kodrina”, “Pranvera filloi me ardhë”, “T’parën herë kur jena pa”, “Eni more shokë”. Regjistrimet e tij muzikore janë kryesisht pranë Radio-Tiranës dhe Radio-Shkodrës.

Frederik Ndoci – Ah sa keq Po ndjehem. Tash e din mir te verteten kush e desh e kush jo, kuj I dhimbset e kush e ka në harres. Nje prej gjigandeve te ahengut shkodran nje artist I kenget shkodrane u largue nga jeta, për te mbet i pavdekshem ne zemrat tona qytetare, dhe ne kujtesen tone si koleg pune. I leht te kjoft dheu! Shpirti yt në xhenet

Pregatiti per luigjipress.com – Luigj Shkodrani