Shyqyri Borshi, njeni prej të 17 të denuem me pushkatim prej të ashtuquejtunit “Gjygji special”

0
124

Me 14 prill është 75 vjetori I pushkatimit të gjyshit, Shyqyri Borshi, njeni prej të 17 të denuem me pushkatim prej të ashtuquejtunit “Gjygji special”. Me kët rast, bashk me djalin e axhes kena pregatite nji memorandum të shkurte të jetës të tij.

SHYQYRI BORSHI, lindi ne Shkoder me dt. 14 Janar 1895 vdiq i pushkatum me 14 Prill 1945
oficer kariere, nder themeluesit e xhandarmerise e policise shqiptare, si dhe aktor, regjizor, muzikant
I biri i Avokat Nuri Borshi(Gapi) dhe i Hafize Hejbeli Cobani
Shyqyri Borshi mbasi kreu shkollen 7 vjecare ne Shkoder, shkoi ne Stamboll ne shkollen ushtarake.
Me tu kthye ne vendlindje ne vitin 1913, mbas nji qendrimi te shkurte u nis per ne Bari – ITALI per te ndjekun shkollen ushtarake te oficerave te kambsorise italiane, simbas marreveshjes se qeverise se perkohshme te Ismail Qemalit me Mbretnine Italiane per rindertimin e institucioneve te shtetit shqiptar.
Me fillimin e Luftes se Pare Botnore u dergu ne Verona ne Frontin Italo – Austriak, me graden n/toger deri ne mbarim te luftes v.1918.(Medalje nderimi e Vitorio Venetos)
Me mbarimin e Luftes se Pare Botnore qendroi ne Itali ne Verona ku krijoi nji orkester per muzike klasike(muzike dhome) ku ishte dhe drejtuesi i kesaj orkestre dhe luante ne violoncel.
Me kthimin ne atdhe ne v.1919 u dergu ne batalionin n.15 te kambsorise ne Luginen e Vjoses.
Mbas pak muejsh u transferu ne Garnizonin e Tiranes.
Me 28 Nandor 1919 SHYQYRIU se bashku me te vllaznit Ali, Sezai dhe Kadri Borshi , djemte e familjes Gurakuqi ne Shkoder dhe disa te rinj shkodrane, si pjesëtar dhe organizator të shoqatës të porsaformueme “Vllaznimi”, ndermoren hekjen e flamurit serb qe valevitej mbi Kalane Rozafat ne Shkoder, ku vendosen Flamurin shqiptar me shqipen dykrenore, gje per tecilen u arrestuen nga forcat franceze-serbe dhe u liruen mbas 5 ditesh.
Nderkohe u kthy ne Tirane prane garnizonit dhe me rastin e Kongresit te Lushnjes u emnue Komandant i Garnizonit ne Mbrojtjen e Kongresit te Lushnjes, janar 1920 ku mbajti dhe nji fjalim ne emen te ushtarakeve shqiptare dhe ne mbarim te ketij fjalimi, me qe i kishte prishe planin dikujt, u kercenu nga nji personazh i shtyre nga armiqte e Kongresit te Lushnjes.
Mbas ketij fjalimi, ne qeverine e porsadalun nga Kongresi i Lushnjes, u emnu Sekretar i Ministrit te Mbrojtjes Kadri Hoxhe Prishtina dhe ma vone sekretar i ministrit te Arsim Kultures.Gjate kesaj periudhe Sh.Borshi u mor dhe me aktivitet kulturor artistik si aktor dhe regjizor ne Shkoder.
Ne qeverine e Fan Nolit v.1924 u emnu Keshilltar Ushtarak. Me deshtimin e kesaj qeverije ne fillim te vitit 1925 u denu me vdekje per pjesemarrje ne qeverine e Fan S. Nolit . Keshtu u detyru te largohet nga vendlindja drejt Italise se bashku me anetare te tjere te qeverise se F.Nolit.
Mbas 1 viti kryeministri Ahmet Zogu i fali jeten dhe e ftoi te bashkpunonin bashke per te miren e Kombit. Ne “ Bese” u dorezue dhe u emnu Komandant i garnizonit ne Korce, Puke , Shkoder , Tirane. Ne vitin 1931 Shef i Departamentit Ushtarak te Mbretnise Shqiptare, deri ne vitin 1939.
Ne vitin 1927 u martu me Adlije Haxhin dhe linden dy djem Qazim dhe Luan Borshi.
Mbas 7 prillit 1939 , punoi ne Ministrine e Mbrojtjes, karabinieri e ma vone kuestor, nendrejtor e me vone drejtor i policise shqiptare 1942-1943. Si rezultat i presioneve qe vinin nga Roma, ne qershor 1943 dha doreheqjen dhe doli ne pension si prefekt ne dispozicion.
Gjate periudhes si drejtor i policise ndihmoi dhe liroi nga burgu disa nga eksponentet e luftes nac.cl. si
Qazim Kapisyzi, Pjeter Bullati, Shuajp Bilali, Baba Faje Martaneshin dhe Ramiz Aline e te tjere…..

Me mbarimine e luftes, nuk e ndjeu te nevojshme te ikte, apo te arratisej. Megjithate u arrestu dhe keta persona te cilet i ndihmoi apo liroi nga burgu “nuk u lejuen te deshmonin ne gjyq” per kete akt, bile njeri prej tyne tha :”Na e ka ndalu partia me urdhen ”
Shyqyri Borshi u denu nga “gjyqi special” me vdekje,u ekzekutu me pushkatim se bashku me 16 intelektuale te tjere, me dt. 14 prill 1945 aty ku quhet Kodra e Priftit ne Tirane..
Menjhere filloi persekutimi per familjen, ku grueja Adlije Borshi vdiq nga zemra ne vitin 1950.
Te bijt Qazimi dhe Luani edhe pse te persekutuem,vendosen te qendrojne ne atdhe dhe te punojne duke kriju makineri elektroteknike, sisteme prodhimi nga galvanizimi e te elektrobobinazhi, sisteme automatike te kontrollit te makinerive, fabrika deri tek elektronika…u debuen nga Tirana ne vitin 1956 per ne Shkoder, ku persekutimi vazhdoi deri ne v.1991
Me ardhjen e demokracise, SHYQYRI BORSHI mori pafajsine dhe u rehabilitue me te gjitha te drejtat civile dhe administrative.

Burimi / Facebook – Sokol Borshi