Si e kapi Cen Taga i Krujes, Prek Calin e Kelmendit…!

0
14

Kur Prek Calin forca te ushtrise komuniste e kishin rrethuar ne shpelle (Vukel), i kishin kerkuar te dorzohej ne bese. Megjithese Prek Cali e dinte se komunistet nuk e mbajne fjalen, atij nje ze nga ata qe i kerkonin te dorzohej ne bese i ishte dukur me i vecanti pasi i kerkonte te dorezohej ne emer te Beses Shqiptare. Per kete Prek Cali nga shpella e kishte pyetur kush je ti qe kerkon te perulem para teje ne emer te Beses Shqiptare? Dhe ai i ishte pergjigjur, jam Cen Taga dhe jam krutan. – Tu dorzova, pra djali i Krujes u pergjigj Prek Cali… Komunistet (sic e kishin zakon) nuk e mbajten besen, e prene ne bese Prek Calin dhe e pushkatuan…. Thyerja e beses nga komunistet tronditi pa mase krutanin e beses Cen Taga i cili do te hakmerrej ndaj komunisteve te pabese. Per kete akte burrerore e trimeror te krutanit te beses gazeta “Liria” me 21 shkurt 1996, nder te tjera do te shkruante: Kur po kalonim neper qytetin e Krujes, na ra ne sy nje shtepi germadhe. Kjo ishte kulla ku ishte djegur per se gjalli nga forcat e ndjekjes Cen Taga, i cili nuk pranoi te dorezohej per t’ u bere fli, si Oso Kuka ne Vranine. Cen Taga kishte dale komit, qysh diten qe u pushkatua Prek Cali. Oficeri partizan i toges se pushkatimeve, i cili kishte marre pjese edhe ne rrethimin e tij i qe drejtuar Cen Tages si me mujshi.

  • Ta pushkatuan Prek Calin, or Cen Taga.
  • Jo more, s’mund te jete e vertete, – i qe pergjigjur oficeri i te njejtit rang Cen Taga, me fytyre te murretyer nga nje hije ogurzeze. Pastaj kishte shtuar me zemerim:
  • E pushkatuat apo ma pushkatuat?
  • Merre si te duash, o Cen Burrnia, – ia kishte kthyer me kunj xhelati.
  • Po ti e di qe e kisha marre ne bese.
  • Te dhjefsha besen, po ku ka bese, me kundershtaret e Enver Hoxhes, – e kish shtyre me tej katili…
    “Kush shkel besen dhe vret njeriun, pervec se njihet si ma i poshtri ne fis, por as bijen e tij nuk guxon kush me e marre per grue, pse e tille e keqe, e pabese, djale mbas djalit ka me mbete”. Keto fjale te kodit shqiptar duhet t’ i kene bucitur aty per aty ne vesh Cen Tages, i cili i turbulluar keq, pa e tjerre me tej, kish nxjerre alltine”.
    Nga: Ndue Bacaj, publicist – studiues

Burimi/Facebook/Vasel Gilaj