Si ia bëri “gropën” Ilir Meta, Lefter Kokës!

0
102

SPAK sot ka arrestuar ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe dy përfaqësues të biznesit të “inceneratorëve”, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Afera e inceneratorëve, është mjaft e njohur për publikun shqiptar, sepse është denoncuar nga mediat dhe opozita prej vitesh.

Ndër të parët që e kanë denoncuar në media, ka qenë emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit që në vitin 2017, në një investigim të quajtur “”Në mbretërinë e pasur të plehrave” që hidhte dyshime të forta për një aferë korruptive, ku në studio ka qenë i ftuar edhe vetë ministri Koka, përballë gazetarëve Andi Bushati dhe Fatos Lubonja, ku ministri i mbronte me fanatizëm inceneratorët si një zgjidhje ideale, për pastrimin e mjedisit.

Po kështu edhe Partia Demokratike, ka bërë denoncime të shumta lidhur më këtë çështje.

Megjithatë, ishte LSI dhe presidenti Ilir Meta, që ia kanë nxjerrë para syve të shqiptarëve, skemat dhe provat, se si paratë e plehrave, kanë shkuar në një rrjet kompanish me lidhje me zotin Koka. Pikërisht për këtë, ai është sot në pranga dhe nën akuzë nga SPAK.

LSI kishte depozituar kallzime penale në SPAK për një numër individësh, përfshirë Lefter Kokën.

Publikisht, ishte Monika Kryemadhi që u përpoq ta shpaloste skemën, nga selia a partisë dhe nga një emision televiziv. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shfaq me një grumbull letrash, por shpjegimi i gjatë në detaje teknike, bëri që skema e komplikuar e korrupsionit, të mos transmetohej qartë tek publiku. Në atë kohë ministri Koka, e ironizonte Kryemadhin, për denoncimet në televizion.

Më pas, vetë Ilir Meta, ka hedhur akuza të forta duke shpjeguar, me skemë në dorë, se si miku i tij i dikurshëm, ishte përfshirë në aferën korruptive, duke deklaruar se paratë e inceneratorëve po përdoreshin edhe për zgjedhjet.

Pra, mund të themi, që Ilir Meta, me të gjithë bateritë e partisë së tij, ia ka kthyer thuajse me të njëjtën monedhë Lefter Kokës, tradhtinë e kalimit nga LSI te Edi Rama! Të paktën sot, SPAK ka konfirmuar denoncimet e tyre!

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrë s, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve. Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat.”-deklaronte Meta

Burimi/tpz.al/