Si ia fali Mehmet Shehu 93 – vite burg, bajraktarit te Shkrelit….!

0
301

Ne fillim te vitit 1945. Ata trima heronj te Shkrelit e te Malsise se Madhe u dorezuan jo te serbet, jo te shkjau i Malit te Zi, por te shqiptaret qe po kryenin gjestin me te ulet ate te vellavrasjes dhe per pasoje:
Lesh Marashin e varen ne litar,
Rrok Kanti, denohet 30 vjet,
Pjeter Gjok Deda, denohet 101 vjet,
Ridenohet 25 vjet burg,
Pjetrit ne amnisti i falet nje pjese e burgut kryen vetem 8 vjet burg.

  • Ne burgun e Burrelit, thoshte Pjetri, – pata fatin e keq te perballem me diktatorin e pacipe, ish kryeministrin Mehmet Shehun kur ai me pyeti:
  • Ti, perse je ne burg?
  • Une quhem Pjeter Gjoka jam me denim te perjetshem. Jam shqiptar dhe kam dhene besen o zotni kryeminister dhe kemi traditen qe malesori kur jep besen nuk e shkele deri ne vdekje.
  • Po cilit ja dhate besen, – pyeti kryeministri:
  • Major Llesh Marashit.
  • Ai te cilit i ke dhene besen ishte tradhtar me damke, – me tha Mehmeti.
  • Per mua, – vazhdoi Pjetri, – ai luftoi, u shkollua e vdiq per Atdhe.
  • Une, po t’ jua kisha dhene besen juve zoti kryeminister, sigurisht vetem per Shqiperi…e jo per Parti, do te kisha vdeke me ju, por ja kam dhene besen Major Llesh Marashit qe Zoti ja shndrite shpirtin ne Parajse, pikerisht per ate bese jam ketu ne burg te Burrelit.
  • Shume mire pra vazhdoja besen kriminelit Llesh Marashit e keni hak denimin, – foli gjithe ironi Mehmet Shehu.
    E Pjetri vazhdoi: – Nese me lejohet nje shpjegim…
    Ju e dini se jam kundershtar i juaj politik, por per Atdheun kam luftuar kunder fashizmit ne Rec, per kete si shembull keni Ramadan Recin, i cili mund t’ ju deshmoje se sa armatim dhe sa burra shkrelas kam angazhuar si Bajraktar i Shkrelit per kunder fashizmit ne Rec.
  • Ne ato shenime qe merrnin shoqeruesit e Kryeministrit me vone ia ulen denimin me 25 vjet burg.
  • Nje nga ditet e burgut Pjetrin e pyeti nje grua komuniste zyrtare: – Po a je ti Bajraktari i Shkrelit…. – Po, – i thote Pjetri dikur kam qene… Atehere ajo ish partizane u drejtohet te pranishmeve: – Kur me zune rob mua me gjithe nje shoqe timen partizane, na doli zot ky njeri duke thene se lerini keto se jane motrat tona, ata desh vazhduan punen e tyre, nderkohe Pjetri nxori revolen e tha se kush t’i preke keto femra ka pune me mua. Pra degjo o bajraktar, – i tha partizanja ne burg, – se shpejti do dalesh nga burgu. Gjoke Dede Mili vdiq ne interrnim, partizanet ia vune zjarrin shtepise e gjithcka pati shtepia brenda u ia dogjen, ndersa shkuan ne jerevine e bagetive dhe i prene bagetine dhe plaga me e rende iu be kur Pjetrit ja interrnuan krejt familjen neper kampet e mjerimit dhe te fukarallekut te tejskajshem te socializmit patetik.
    Preke Gjergj Dede Milaj denohet me 10 vjet burg, bij axhash me Pjeter Gjoken.
    Pjeter Gjoka Milaj ka lene historine e tij te ndritur nga pas, i cili kaloi ne burgun e ferrin komunist ne ato qeli famkeqe te Burrelit. Shkolla 9 – vjecare e fshatit Vrrithe, ku Pjeter Gjoka ish bajraktari i fundit i Shkrelit lindi dhe u rrite, ka marre emrin e tije.
    Marr: nga libri “Rrefime Neper Vite”, autor: Gjeto Turmalaj.
    Sqarojme, se titulli i shkrimit eshte i redaksise. Nga Vasel Gilaj

Burimi/Facebook