Si mund të lejohet të fyhen shqiptarët e besimit katolik duke u quajtur shkie pse hanë mish derri!?

0
135

Kur banaliteti quhet humor! Nga Mevi Rafuna

Tek ne mjerisht iu jepet hapsirë mediatike turli lloji që me injorancën e tyre po shkatërrojnë këtë shoqëri.Këto ditë po qarkullon një video e të ashtuquajturit aktor Naser Rafuna i cili paraqitet me një skeq me këngëtarin Sabri Fejzullahu, e ku në mënyrën më të turpshme fyhen shqiptarët e besimit katolik.

Është edhe më i mjerueshëm fakti se si RTK çdo javë ju shfaq publikut seriale të tilla banale.

Si kanë guximin këta persona të dalin hapur dhe të përçojnë frymë ndasie dhe urrejte kur dihet që kjo është dëshirë e kahmotshme e armiqëve tanë.

Si është e mundur që kaq hapur të fyhen shqiptarët e besimit katolik duke u quajtur shkie pse hanë mish derri kur ne falë klerit katolik ende ruajmë gjuhën dhe traditën shqipe.

Si është e mundur kjo fyerje e tillë banale dhe asnjë reagim publik apo institucional.

Edhe sa kohë do shkoj dhe ne do helmohemi me banalitet ku në emër të lirisë së të shprehurit shohim dhe dëgjojmë lloj lloj marrëzie.

Çfarë e ardhme i pret fëmijet tanë që helmohen nga kjo injorancë mediatike banale.

Ky skeq është aq i turpshëm fyes dhe çdo gjë tjetër përveç humorit.

Ka shumë fytyra të tilla publike që përmes hapsirës mediatike po shfryjnë urrejtje, injorancë dhe çdo që tjetër përveç artit.

Burimi/perqasje.com/