Sillo Mucko – BABAI DHE DJEMTE

0
88

Rreth shportes me fiq
U mblodhen shume miq
Dhe kur fiqte mbaruan
Edhe miqte u larguan.

Keshtu i ndodhi babait te shkrete
Qe dy femije solli ne jete
I riti, i beri lisa me flete
Dhe ata iken e moren perpjete.

Pa, u bene burra, edhe u martuan
Fort nuset i donin, babane e haruan
E cfare u duhej me babai plak
Qe as per nje pordhe skishte me takat?

Koker e nga nje koker po mbushej shtepia
Ne fillim kunatat pastaje femija
Per babane e gjore s”mendonte njeri
Si kukudhi vetem rinte ne shtepi.

Te kemi ndihmuare me rroba para
Prandaje mos u anko more qerata
Te kemi qerasure me meze raki
C’kerkon ty me tepere more derezi?

Po keto qe thonin, nuk ishin te gjitha
Per babana e gjore nuk u plaste bytha
Mire te kene kunatat,vjehrin e gruan
Se babane e tyre me ta e zevendesuan

Ty,tek mua nuk do te vish me
Gruan ma ke share si ke lene gje
Pa nje dite vere ti e ke ngacmuare
Duart I ke future per ta turperuare.

Edhe tek mua deren do ta gjesh mbyllur
Se gojen e ke pasur gjithemone te hidhur
Dhe nga ana tjeter une kam femije
Besimin e kam humbure me tyja te rije

Keta ishin femija, qe babai riti
Nga gjaku i tyja as nje gen s’ariti
Mblidhen ne festa, qeshin e kendojne
Dhe babane e gjore me se kujtojne.

Cfare ta duane me plakun e shkrete
C’pati ju a dha te gjitha ne jete
C’fare ta duane me plakun e gjore
Qe tani ecen me kembe e me dore.

Siloo Mucko.

Toronto,Dhjetor,2003.

Keto vargje,I shkrova per mikun tim I.K Eshte nje
Ngjarje e vertete.

Burimi/Facebook/Petraq Pali