Skender Brataj – NUK ËSHTË VETËM SHPEJTËSIA!!!

0
73

Numri i lartë i aksidenteve ka shumë faktorë, ndërsa jeta është vetëm një!!
Ky fenomen është arsyeja e këtij shkrimi. Ndoshta pak i ashpër, por çdo mënyrë është e domosdoshme për të mbrojtur jetën e çdokujt!
Qytetar shqiptar!
Prind shqiptar!
I ri shqiptar!
Këmbësor shqiptar!
Çiklist shqiptar
Motorrist shqiptar!
Makina është një mjet pune që po shndërrohet në vrasës çdo ditë për shumë arsye. Vetëm në 2021 kemi 810 aksidente me makinë!
Je ti prind që i jep një të riu një makinë luksoze shumë të fuqishme dhe e shndërron atë në vrasës! Para se të nisësh një makinë të tillë duhet të jesh shofer me eksperiencë disa vjeçare! Në Itali dy vitet e para mund të nisësh një makinë deri 1.100 CC.
Je ti prind që mban fëmijën në vendin e parë, pa e lidhur me rrip sigurimi! Je ti që e mban në prehër dhe mendon se mund ti mësosh makinën një 5 vjeçari! Fëmija duhet të qëndrojë në sediljen e tij i lidhur, le të qajë, por do të jetë gjallë! Para se të jetë fëmija yt (nuk është prona jote), është qytetar shqiptar, prandaj i kërkojmë llogari shtetit sa herë duhet të ndërhyjë ligjërisht! Je ti që në një mënyrë bëhesh vrasës!
Je ti i riu shqiptar që nuk e di se çfarë makine (arme vrasëse) ke në dorë! Je ti që nuk e di që, të kesh një makinë të tillë në jetë, duhet të punosh të paktën 10 vjet vetëm për atë! Je ti që përdor hashash ose lëndë të tjera narkotike, pa e ditur efektin mjekësor dhe pasojat që i shkaktohen shëndetit tënd! Je ti që nuk e di që ju merr jetën të tjerëve, sepse ti je një eksploziv lëvizës dhe nuk e kupton! Në çdo shtet ti je i skeduar dhe nuk mund të kesh patentë, derisa analizat e tua të tregojnë që nuk je më përdorues! Je ti që vret, je ti që vritesh! Je ti që të duket trotuari rrugë!
Je ti këmbësor shqiptar që ke të drejtë të kalosh në vijat e bardha, por mos shiko nga ana tjetër duke e sfiduar makinën, sepse duke e nisur makinën mund të jetë një nga ata që përshkova më lart! Mund të jetë një pakujdesi e çdo shoferi të të përplasi, por jeta është e jotja! Je ti që vazhdon të kalosh në autostradë nga njëra anë në tjetrën, por mund të kesh fatin e keq si shumë qenë të pafajshëm, apo nuk e ke parë atë masakër?
Normal që duhen të kenë rrethim autostradat që të mos kalojnë kafshët, por ti i ke vijat e bardha dhe mbikalimet, përdori!
Vetëm aksidente me këmbësor janë 166 në këto pesë muaj!
Çiklist, kalo në pistën e biçikletave, kujdes në vijat e bardha për vete dhe për këmbësorët. Kujdes në rrugët pa pista biçikletash! Makina të ndalon të dëmton, të merr jetën, biçikleta nuk e ndalon dot makinën, nuk e dëmton shoferin!
Vetëm aksidente me biçikletë janë 157 në këto pesë muaj!
Motorrist shqiptar, sidomos ti që bën delivery, ti që parakolon makinat nga të gjitha anët, ti që hyn në çdo hapsirë midis makinave, ti që nuk përdor kaskën, jetën e ke në rrezik, jetën e humb për pakujdesinë tënde!
Vetëm me motorr janë 344 aksidente në pesë muaj!
Totali 1.477 aksidente vetëm në pesë muaj!!!
Humbje jete 90 persona në 5 muaj!
Por ne e dimë që për çdo humbje jete(kryesisht mosha të reja) kemi dy invalid të përhershëm!!
Pra 180 invalid!!!
Vetëm së bashku mund tja dalim, vetëm duke edukuar, mësuar dhe parandaluar mund tja dalim!
Fajtorë jemi të gjithë!!!
Dr. Skender Brataj

Burimi/Facebook