Skënder Karaçica – Dritan Abazo(viç),nënkryetar i qeverisë së Malit të Zi nuk e ka uruar ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës

0
28

Në vend të lajmit
Dritan Abazo(viç),nënkryetar i qeverisë së Malit të Zi nuk e ka uruar ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës
Ditë më parë,Dritan Abazo(viç),nënkryetar i qeverisë së Malit të Zi e pati uruar për ditën e shetësisë shtetin e Serbisë dhe presidentin Aleksandër Vuçiq.Urimin e udhëhqësit (sh)qiptar në qeverinë e Malit të Zi,mjetet e informimit në Beograd i dhanë vend të veçantë dhe ishte kryelajm në lajmet e ditës.
Dritan Abazo(viç)zyrtari i dytë në kabinetin qeveritar të Malit të Zi dhe si përfaqësues i partisë së pakicës shqiptare(ORA)nuk e ka uruar ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës,kur dihet se ky vend fqinj e ka njohur pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.
Pse Dritan Abazo(viç)e uroi Serbinë për ditën e shtetësisë,ndërsa për ditën e pavarësisë së Kosovës,nuk mori leje nga kabineti qeveritar me platformë pro-Serbisë,apo nuk e pati guximin për shkak të ,,karierës politike,,(sic!)që të uroj festën e shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2022.
Në të vërtetë,ky është Dritan Abazo(viç)që sipas Akad. Mehmet Kraja në Prishtinë,nuk i përfaqësonë dhe me zemër e shpirt nuk është shqiptar në hapësirën etnike në Mal të Zi.
Dritan Abazo(viç)nuk e pati guximin dhe nuk i dhanë leje kabineti pro-serb në Podgoricë, që të uroj ditën e pavarësisë së Kosovës…!
Çikago,19 shkurt 2022

Burimi/Facebook