Skënder Karaçica – E kohës

0
35

Emisioni,,Show Kojshia,,në Prishtin,e drejtoi Sadri Imeri,musafir Hoxhë Shefqet Krasniqi, nuk ia qiti goja të përmend fjalën Populli Shqiptar…?!
Në temën bosht të emisionit,besimi në Islam dhe porosia fetare dhe (estetike,-nënvizimi im)i librit të shenjtë të KUR`ANIT,sikundër
herave tjera Hoxhë Shefqet Krasniqi,nuk ia qiti goja të thotë(lexo:Populli Shqiptar në Kosovë,-vërej.ime)por mezi ia qiti goja për fjalën e gdhendur më sëpatë(lexo:Shqipfolësit)!
Pse po ngurron të përmend fjalën e shenjtë kombëtare:Populli Shqiptar në Kosovë,por ia mbanë anën udhës së frigës,,fetare,,(sic!)dhe para opinionit flet kutrrum,flet dhe i përseritë të njejtat mësime kuranore,pa thënë asgjë të re për kohën dhe shekullin e ri…!
Po mendon Hoxhë Krasniqi se është shekulli i mesjetës(sic!),kur njerëzit kanë folur edhe me gishta dhe me gojë të mbyllur nga friga e ,,besimit,,fetar i sajuar nga buxhuku i hoxhollarëve(sic!).Ka kaluar ajo kohë,jemi nis në shekullin e ri dhe,këtu hoxha shqiptar duhet të jetë më i matur dhe me zemrën plot:Për kombin shqiptar,për brezat e rinj,për shkollën shqipe,për librin shqip dhe,për ardhmërinë kombëtare të kombit shqiptar.
Pse Hoxhë Shefqet Krasniqi në ligjëratat e tij fetare,nuk e përmend fjalën e shenjtë kombëtare:Populli Shqiptar…?!
Çikago,9 qershor 2021

Burimi/Facebook