Skënder Karaçica – Erdhën në Prekaz dhe në Drenicë…!

0
97

Në dritën shqiptare
Kompleksin Memorial,,Adem Jashari,,në Prekaz të Drencës e kanë vizituar 13 milionë qytetarë nga trojet shqiptare dhe nga vendet e botës.
Këtë e ka bër të ditur,Bekim Jashari, në një bisedë me TV Klan nga Shqipëria(me gazetarin Blendi Fevziu).
Në Prekaz dhe në Drenicë,u thyen kthesat e padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar,që u bën para syve të Evropës me skenarët e njohur,të grabitjes së trojeve tona nga fqinjët dhe vrasja tragjike e Kosovës…!
Në Prekaz dhe në Drenicë,pushka e djelmenisë dhe flaka e luftës(UÇK) kundër regjimit fashist të Serbisë,shqiptarët e prekën ëndrrën shekullore të Lirisë dhe Pavarësinë e Kosovës…!
Në Prekaz dhe në Drenicë,erdhën për të vizituar Kullën e djegur,varret e familjes së Adem Jasharit,që u bënë lulet e Lirisë për Kosovën martire…!
Erdhën 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës për të parë nga afër se si vdekja heroike në Prekaz të Drenicës,e kthej mbarë historinë kombëtare dhe padrejtësitë ua kthej atyre që për dy shekuj,Evropa u bë e shurdhër për vdekjen dhe shfarosjen në substancë të shqiptarëve nga regjimet e Serbisë(!).
Në Prekaz në Kompleksin Memorial,,Adem Jashari,,erdhën për të vizituar 13 milionë qytetarë nga trevat tona dhe nga vendet e botës!
Erdhën në Prekaz dhe në Drenicë…!
Çikago,nëntor të motit 2021

Burimi/Facebook