Skënder Karaçica – Në vend të debatit

0
99

Zonja Ministre e Financave,Hykmete Bajrami,ku mbetën 2.1 milionë euro të vjedhura nga thesari i shtetit..?!
Është bërë praktikë e keqe,kur kemi probleme me ata që po i fusin duart për të vjdhur në ,,magjën,,e shtetit të Kosovës(!).Kështu ishte para disa muajve me një kompani të (bisnesit)nga Llapushniku i Drenasit,që,përmes dyerëve të çelësave të zyrtarëve në qeverinë Hoti në Prishtinë,arritën të fusin duart në thesarin e shtetit të Kosovës(sic!)dhe i përvetësuan në pikë të ditës 2.1 milionë euro(sic!).
Për dy-tre ditë u bë pak zhurmë në lokalet qeveritare dhe të kësaj ministrie me rëndësi vitale për thesarin e buxhetit e të zhvillimittë shtetit të Kosovës,por pas pak ditësh,kjo zhurmë ra në heshtje dhe asgjë më shumë…(sic!).
Për fund:Zonja Ministre e Financave të qeverisë Hoti,ku mbetën dhe a kanë ardhur në arkën e thesarit 2.1 milionë euro të vjedhura nga kompania e njohur për qeverinë dhe për ne qytetarët e shtetit të Kosovës,sepse kishte paraljmërime të bosit të kësaj kompanie nga Llapushniku se do të kthejë në arkën e shtetit milionat euro të vjedhura me letra dhe në pikë të ditës(!).
Çfarë po bëni ju deputetë të popullit që nuk e thoni asnjë fjalë dhe nuk po kërkoni përmes rrugëve ligjore-kushtetuse se,ku mbetën dhe ku tretën 2.1 milionë euro të vjedhura dhe,së fundi a janë kthyer këto mjete të thesarit në arkën e shtetit tonë…?
Në emër të qytetarëve të sovranit të votës së lirë,kërkojmë nga Ministria e Financave dhe Ministre Hykmete Bjarami të dalë publikisht dhe të deklarojë se ku mbetën dhe a janë kthyer 2.l milionë euro të vjedhura nga thesari i shtetit të Kosovës…?!
Deputetë të popullit kërkojmë fjalën tuaj…!
Çikago,dhjetor të motit 2020

Burimi/Facebook