Skënder Karaçica – Në vend të urimit

0
46

Në sheshin e Prishtinës të përqarë,pse nuk erdhi Tirana dhe shqiptarët e hapësirës etnike në Festën e 14 pranverave të Lirisë së Kosovës…?!
Sovrani i votës së lirë,ua dha besimin dhe e nënshkoi kontratën e demokracisë për (votën e lirë)për VV-në që të udhëheq me institucionet e Republikës së Kosovës…!
Në ditën e festës së 14-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës,në parlamentin dhe me deputetët e popullit (pozitë-opozitë)diçka nuk shkoi mirë dhe,para shqiptarëve dhe hapësirës kombëtare në Ballkan,u nis lajmi i keq me pamjet e përqarjeve të skajshme politike të dy krahëve të mekanizmave kushtetuese e të shtetbërjes së Kosovës…!
Pozita mbeti në sallë duke folur për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës,ndërsa opozita e lëshoi sallën në shenjë proteste se,kryemnistri Albin Kuerti,edhe sot në ditën e madhe të historisë kombëtare e,përmes diskursit përqarës nuk ia qiti goja të thotë një fjalë të vetme për djelmeninë e pafajshme (UÇK-së),që po mbahet në grillat e burgut në Hagë përmes (dosjeve sekrete të shërbimeve fashiste të Serbisë).
Kryeministër Albin Kurti,nuk e keni të drejtën dhe sovrani i votës së lirë nuk ua dha ketë të drejtë të flisni me gjuhën e përqarjes dhe të urrejtjes ndaj djelmenisë (UÇK-së)dhe ndaj Hashim Thaçit(sic!).
Asnjë fjalë për luftën e drejtë të djelmenisë(UÇK)dhe për Lirinë e Kosovës…!
Pse në sheshin e Prishtinës,në binën solemne asnjë përfaqësues i partive politike të opozitës?Pse nga Shqipëria dhe hapësira etnike nuk ishin bashkë me institucionet e Kosovës…?!Çfarë po ndodhë me shqiptarët,gjithnjë përmes vijave të ndarjeve tashti me kufijtë që,po ia bëjmë vetës në kohën kur e kur do të duhet të jemi bashkë dhe vetëm bashkë…!?
Albin Kurti,për tërë skenën e sotme të (kufizuar solemne,-v.j.)në Prishtinë në ditën e festës së 14 pranverave të Lirisë së Kosovës,nuk u bë festa ashtu siç e meriton kjo Ditë e madhe e historisë në ketë shekull të shqiptarëve…!
Albin Kurti ,në një shtet funksional dhe në krye të herës ,,morali politik,,(sic!)në peshojë,qysh sot do të duhej të jepni dorëheqjen dhe të kërkoni falje popullit shqiptar të Kosovës…!
Albin Kurti,nuk të ka votuar sovrani i votës së lirë që,pushtetin të bësh pronë përsonale dhe,mos harroni se ketë diskurs të urrejtjes nuk e lejon vlera sublime e demokracisë dhe ora historike kombëtare e Kosovës…!
Çikago,më 17 shkurt 2022

Burimi/Facebook