Njani ishte shumë i varfër dhe nuk kishte as rrobe për të shkue në dasëm.Për ketë arsye iu lut kojshisë për t`ia dhanë tirqit dhe plis e mahramë sa për të shkue në dasëm.Kojshia ia dha veshjen e tij kombëtare dhe i varfëri bashkë me kojshin e tij shkuan në dasëm.
Në odën e burrave,kojshia i tij,shpeshherë u thoshte në odën e burrave:
- Shihni sa mirë po i rrinë tirqit dhe plis e mahrama,kojshisë tem!
Për një kohë heshtja mbuloi muret e odës së burrave.Mirëpo,i varfëri nuk duroi më u ngrit në gjunjë dhe iu drejtua burrave në odën e dasmës: - Po bre,kojshisë tem iu ka ba marak me ju tregue se për dasëm m
i ka dhanë tirqit dhe plis e mahramë,boll mirë po me rrinë dhe kur të kthehem në shpi do t
ia kthej ,-u tha burrave në odë i varfëri i katunit.
Kur bani mirë mos kërkoni që të bahet lajm i odës së burrave,thonë në Drenicë.Tutje,ata që po premtojnë përmes votës së lirë të popullit,mos lëshoni shumë hajat,do të thoshte nga goja e popullit se nesër po nuk u ba fjala punë e ndërtim i shtetit,dikush do të skuqet para burrnisë…!
Fjala pa hajat të madh…!
(Shënuar në Drenicë)
Burimi/Facebook