Skënder Karaçica – Pendarovski i Maqedonisë…po e ,,këshillon,,Amerikën(!)

0
44

Në vend të lajmit

Presidenti i shtetit (kontestues)të Maqedonisë,Pendarovski paskësha marrë yryshet e tij nacionaliste të njohura kundër shqiptarëve dhe Kosovës.
Në intervistën ,,ekskluzive,,në TV21 ai ka theksuar se Amerika nuk e ka Kosovën prioritet të politikës së jashtme(sic!),sikundër në vitet 1990-1999,ishte kjo ,,këshilla,,për Amerikën(!).
Kujt i duhet kjo ,,diplomaci,, kuturu nga bulevardi i Shkupit,kur e kur,politika antishqiptare e regjimeve të kohës komuniste dhe tashti në kohen e demokracisë,politika aktuale e këtij shteti gjithherë ishte dorë e zgjatur e regjimit në ish -Jugosllavi dhe krahu i djathtë i Serbisë fashiste për baraspeshën e kohës politike kundër Kosovës!
Shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës,nuk i duhet ,,diplomacia e hollë,,e shtetit të Maqedonisë…dhe deklarata antishqiptare e presidentit të shtetit të (kontestuar)nga fqinji i tij Bullgaria,për të dhënë ,,këshilla,,shtetit mik të përjetshëm të Amerikës për çështjen e Kosovës…!
Pendarovski harron se në hapësirën të këtij shteti me një të ardhme të brishtë,Maqedonia…jetojnë 45% të përbërjes kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën etnike dhe,sa herë flitet për çështjen shqiptare nga qarqet e fqinjve tanë,mos të harrojnë se në shekullin e kaluar i kanë grabitur tokat tona!
Çikago,10 nëntor 2021

Burimi/Facebook