Skënder Karaçica – SALI BERISHA DUHET TË KËRKOJË TË ZBARDHET E VËRTETA NË INSTITUCIONET E DREJTËSISË SHQIPTARE

0
54

Si shihet atdheu nga larg

Shteti kroat e burgosi dhe ia mori pasurinë e vjedhur ish-kryeministrit Ivo Sanader dhe e denoi me nëntë vjet burgim(!).Askush në Koraci dhe në Zagrebin zyrtar nuk mori (non-grata)dhe askush nga shteti demokratik dhe anëtar i BE-së dhe NATO,nuk paraqiti denoncim ndaj Amerikës(sic!).
Nuk i hiqet historia kombëtare dhe demokratike e ish-Presidetit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për këto vite të ,,tranzicionit demokratik,,të vonuar (sic!)në Shqipëri.Por në këto vite shoqëria civile,mjetet e informimit publik,gazetarë,intelektualë dhe të tjerë e kanë zënë shpeshherë në gojë emrin e Sali Berishës për të bërat e tij në rrafshe të afërta me korrupcionin dhe,si kumbar i kësaj gangrene të kaheve të demokracisë dhe të shtetit shqiptar(sic!).
Nuk është dashtë Sali Berisha të denoncoj sekretarin e shtetit amerikan për paraqitjen e tij zyrtare nga Washingtoni dhe (non-grata)ndaj veprimtarisë tridhjetëvjeqare të tij(sic!).
Sali Berisha është dashtë të kërkojë prej organeve shtetërore të drejtësisë(Prokuroria e shtetit shqiptar)që të nisë hetimet ndaj tij dhe përmes vijës ligjore të drejtësisë shqiptare të dalë në dritë e vërteta për ,,bëmat ose jo të bëmat,,e tij në rrafshin e korrupcionit!
Dhe,tevona,kur të dalë e vërteta atëherë do të ishte e drejta e tij qytetare dhe ish-udhëheqës i shtetit shqiptar të kërkojë nga administrata e shtetit amerikan në Washington të shqyrtojë heqjen e masës ligjore(non-grata)ndaj tij.
E drejta e Sali Berishës dhe zbardhja për të vërtetën (korrupsion ose jo korrupsion)ndaj tij mund të zgjidhet vetëm në institucionet ligjore të drejtësisë shqiptare në Tiranë!
Çikago,21 maj 2021

Burimi/Facebook