Skënder Karaçica – Tregjedia në orët e mërgimit

0
103

Nuk ka ditë të lume që nuk vdesin mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe Itali(!)
Në lajmet e ditës,nuk ka ditë të lume që nuk dëgjojmë e të lexojmë për vdekjet tragjike të mërgimtarëve shqiptarë në Greqi dhe Itali(!).
Pse po ndodh kjo dhe për orët ugurzezë në këto vende,a janë në dijeni ambasadat e Shqipërisë.Pse për këto orë dhimbjeje për vdekjen e të rinjve shqiptarë,qeveria shqiptare dhe mekanizmat shtetërorë nuk e thanë asnjë fjalë(?!).
Vdekja për bukën e përditshme(term migjenian,-nënvizimi im)ata i dëgoi në vendet, kur e kur, buka është me shtatë kore(term i popullit,-nënvizimi im).
I bëj thirrje qeverisë shqiptare dhe Tiranës zyrtare të Edi Ramës,vetëm njëherë të shqyrtojë orët e vdekjes për çdo ditë të lume në rrugët dhe në sheshet e Greqisë dhe të Italisë.Ne, vërtetë, nuk kemi mallra për eksport(Made in Albania),por po trasportojmë fuqi punëtore në këto vende dhe të BE-së,por mërgimtarët dhe djelmeninë shqiptare nuk i dërguam,që,ata të na vdesin para syve të institucioneve të këtyre vendeve dhe (pas)pardës së mbyllur të fildisht të qeverisë shqiptare në Tiranë,pa e vrarë asnjëherë mendjen se çfarë po ndodh me mërgimtarët shqiptarë(!).
Tirana zyrtare,nuk kemi gjak shqiptari për të humbur rrugëve dhe shesheve të Athinës dhe të Romës…!
Çikago,10 nëntor 2021

Burimi/Facebook