Skënder Karaçica – TV Albanian America(MI)

0
36

Teuta Y.Elshani,historia e dhimbjes për masakrimin serb të familjes së shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani
TV Albanian America(MI)me drejtorin Gani Vila në studio dhe Teuta Y.Elshani(Atlanta),hedh dritë për masakrën serbe në Paklek të Vjetër të Drenicës(1999),ku u masakruan 53 qytetarë të pafajshëm si dhe shkrimtari për fëmijë Ymer Elshani me tërë familjen e tij.
Në këtë masakër për fat pati shpëtuar vajza e shkrimtarit Teuta Y.Elshani,që ndodhej në kohën e studimeve në Universitetin e Prishtinës,tashti e vetmja në familjen Elshani në Drenicë.
TV Albanian America(MI)kishte për herë të parë orën e historisë së masakrës në shkallë të gjenocidit në Paklek të Vjetër të Drenicës,që me vete kishte dhimbje e lot,kur e kur Gani Vila e kishte të vështirë të mbajë në rrafshin e bisedës për masakrën dhe skenarët e gjenocidit,ku regjimet e Serbisë për një shekull i kanë bërë ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës…!
Në emër të nismës:Shtëpia Muze e Shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani në Karraticë të Poshtme të Drenicë,falenderojmë TV Albanian America(MI)për bisedën në shpalimet e masakrës së përgjakur e të djegur në Paklek të Vjetër të Drenicës dhe,për herë të parë rrëfimet e dhimbshme të Teuta Y.Elshani,vajza e shkrimtarit dhe e vetmja në familjen Elshani!
Çikago,më 17 shkurt 2022

Burimi/Facebook