Skënder Karaçica – TV7 -FRONTAL – Gëzim Kelmendi e quan Kosovën ,,shtet myslimanë,,(!)

0
58

Nuk është rasti i parë që kryetari i partisë politike,,Fjala,,Gëzim Kelmendi(ish deputet i parlamentit të Kosovës)del para opinionit me deklarata destruktive e të pamatura me porosi nga rrafshi fetar(myslimanë)!
Në TV7-Frontal i drejtuar nga gazetari Arsim Lani,ku ishin të pranishëm Gëzim Kelmendi dhe Valon Syla,tema emsionit kishte të bëjë ,,Pozicioni i Kosovës me Palestinën ose me Israelin,,?Temë e këtij emisioni informativ kishte të bëj me qendrimin e MPJ-së të Kosovës në krah të shtetit të Israelit në mbrojtje nga sulmet me raketa të formacionit Hamas.
Në deklaratën e tij Gëzim Kelmendi i dha të drejtë vetës se ,,Kosova është shtet myslimanë,,(sic!)dhe kjo shumicë myslimane shqiptare e ka zgjedhur qeverinë e Albin Kurtit.Për qudinë tonë as moderitari Arsim Lani e as gazetari Valon Syla nuk reaguan ndaj një deklarate skandaloze,ndonëse sipas Kushtetutës Kosova është shtet sekular e jo sipas Gëzim Kelmendit ,,Shtet myslimanë,,(sic!).
Kujt i duhet kjo deklaratë me porosi të përqarjeve kombëtare në Kosovë,ndonëse kemi tri besime fetare dhe një komb shqiptar me vlerat e veta të gjuhës,të kulturës,të historisë në këto hapësira kombëtare të Kosovës.Qendrimet e Gëzim Kelmendit me disa,,tipare politike ,,ekstreme dhe pa taban kombëtar,duhet të mbesin njësi të izoluara para opinionit shqiptar në Kosovë!
Shteti i Kosovës i ka politikat e veta në raport në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe,nuk ka askush të drejtë të bëhen ,,këshilltar,,pse qeveria Albin Kuerti 2 e paskësha përkrahur për mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve të vet shteti i Israelit nga raketat e formacionit Hamas në Gaza të Palestinës.
Gëzim Kelmendi duhet të kthehet nga vetvetja dhe partia ,,Fjala,,dhe mos të bëhet ,,lojtar,,i lojërave në emër të besimit myslimanë dhe dëmet që mund të sjell shtetit të Kosovës!
Çikago,22 maj 2021

Burimi/Facebook