Skender Lazaj – KOHA DHE JETA

0
17

O kohë që rrjedh si gurrë e rend
me trok akrepash, kal pafre
shpeshherë me ty jam shend e verë
E ndonjëherë të ‘vras’ me nge…

S’ ndalesh ti e më vërvit thinja
fjolla bore përmbi flokë
si pikëpyetje kërruset shpina
me hapin tënd më nuk rend dot.

Veç atëher kuptoj se pas
më lë dhe ikën pa kuptuar
më vjen të qaj, të ulëras
tash i përkas kohës së shkuar!

Ti rrjedh e rend, s’pyet se ç’ them
t’më presësh mua as bëhet fjalë
dhe jeta ikën pas më s’kthen
prej teje vritet dalëngadalë…

Skender Lazaj Trebeshina
15 Qershor 2021 Bs It

Burimi/Facebook