Skender Lazaj – PA TITULL

0
15

Prushërim më ziente dejeve
kur ajo grua kalonte përbri
shikimin hidhte lart qiejve
sikur yjet t’ja shkundte me sy.

Dhe s’fliste një fjalë t’vetme
s’ belbëzonte as dhe një grim
veç kur i binte ndonjë buzëqeshje
nisja të merrja frymë…

Pastaj iku, pa e kthyer kokën
dhe dejet e mi ngrin krejt
unë isha gati ta shembja botën
veç ajo të mos ikte aq shpejt!

Skender Lazaj

Burimi/Facebook