Skender Lazaj – PRINCI I POLIFONISE LABE

0
35

Natën e bejkës së bardhë
U derdh hëna mbi Pilur
Hipur lartë në një dardhë
Priste princin plotë nur
Të shkëmbente nja dy fjalë.

Kur s’dëgjoi zërin e princit
zu të shkul leshrat e verdhë
Por kënga e Lefter Çipit
S’mund të bëhet kurrë e ndjerë
këndohet me zë të shpirtit!

Vuri kujën për bohemin
Kur cigaren gjeti të fikur
U marros e mori detin
duke ikur e lemerisur
Kurora ngeli pa mbretin

Princi ishte shkrirë në këngë
ashtu si gjithë jetë e tija
Këndojnë lebrit e rëndë
iso mban edhe fëmija
Përhënet më kot kjo hënë!

Skender Lazaj Trebeshina
17 Shkurt 2022 Bs It

Burimi/Facebook