Ëndrrën, se do kthehem një ditë
as vdekja dot s’ma mer
Por ju po ikni të gjithë
dhe vendin po e lini të mjerë!
Kush do t’ja mbaj këngën bilbilit
kur vetmimtar t’ja thotë mbi dhè
kush do t’ja presi lotët prillit
kur dallandyshet s’do kthehen atje?!
Nënës, ahh nënës, gurin e rëndë
kush do t’ja mbjell në varreza
kush do t’ja dëgjoj atë fjalën e pathënë
-pa lënë amanetin, si ika e zeza- !
Një qiri në vendin e shenjtë
vallë kush do ta ndezi për ne
s’dimë se kë do t’ kemi të shtrenjtë
s’dimë se kë do t’ kemi Atdhe!
Skender Lazaj Trebeshina
Burimi/Facebook/Autori