Skender Lazaj – VAJTO ALI POETIN TEND

0
23

( elegji për poetin brilant Petrit Ruka )

Hipi kalit të legjendës
paçka se me kokë të prerë
një poet prej Tepelenës
me baladë ta ka mbështjellë!

Dyqind vjet e s’gjeje prehje
u desh të lindte poeti
ndaj vraponte nëpër vdekje
sa në fund, Ali të gjeti!

Në k’të prushë Korriku
Poqi baladën e fundit
një ikje pëvete shpiku
dhe na la plagët e plumbit!

Iku Vjosës tej në kthina
të puth dashurinë e parë
ti mbyll zemrës ato ‘vrima’
na tha por se patëm besuar!

Qajë Ali, pasha i sertë
për poetin që sot u nder
do t’dëgjosh dhe për dyqind vjet
“vërtitu moj kokë e prerë”

Skënder Lazaj

Burimi/Facebook/LSHASHI – LIDHJA E SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE SHQIPTARE NE ITALI