Sokol Brahaj dekorohet nga Presidenti i Shqiperise

0
22

Shkëlqesia Juaj z. President Ilir Meta,
Të nderuar të pranishëm, fillimisht dua t’ju përshëndes me respekt të gjithëve!
Shkëlqesia juaj zoti President, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta për praninë Tuaj në këtë organizim, i cili është një shenjë kuptimplote e miqësisë turko-shqiptare.
Shkëlqesia Juaj, më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të thellë për nderimin e treguar ndaj meje dhe familjes sime, duke më akorduar këtë dekoratë mjaft të çmuar!
Si shqiptar që jeton në dy shtete dhe te dyja vendet janë shtëpia ime, synimi dhe fokusimi im parësor në të gjitha aktivitetet e mia -si gjatë jetës sime arsimore, ashtu edhe gjatë jetës sime profesionale në gazetari, akademi, biznes, diplomaci dhe politikë- ka qenë të kontribuoj në miqësinë mes atdheut tim Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në rajon me Turqinë.
Në këtë pikë, ndihem krenar për të gjitha nismat që kam ndërmarrë në proceset e bashkëpunimit në çdo nivel midis dy vendeve.
Shkëlqesia Juaj, më lejoni të vë në dukje se ndihem jashtzakonisht i privilegjuar dhe i nderuar nga shteti amë që më jepet nga ana Juaj titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” me motivacion: “Në vlerësim të aktivitetit të spikatur e të pandërprerë në promovimin e vlerave të traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe te shqiptarët e Turqisë, si dhe përforcimin e lidhjeve mes popullit shqiptar dhe atij turk”.
Shkëlqesia Juaj, ju premtoj Juve dhe mbarë botës shqiptare që përkushtimi im në këtë rrugë gjithmonë do të vazhdojë pa u lodhur dhe pa asnjë shmangie.
Se fundmi, do të doja gjithashtu të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë juve miq që gjetët kohë për të qënë sot së bashku këtu.
Ju faleminderit!
Sokol Brahaj
04.06.2022
Maltepe, Istanbul, Turqi

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "BEKI Elbe Hü Pe is' z açar. ;ün, bütün çiçekle sut bir şarkı hal zden uzanır nu şekilde doğar ibi yağar ya ranlığım blakge olak eo ka türlü ARS LACOSTE"
Mund të jetë një imazh i 3 persona, fëmijë, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "BEI El z açar. zün, bütün çiçek esut bir şarkı ha izden uzanır n şekilde doğa gibi yağar hayranlığır ılçıplakg LACOSTE"
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "BEK' Elb Hü Pe aZ açar. ün, bütün çiçek sut bir şarkı na zden uzanır ni şekilde doğa ribi yağar ayranlığı ıçıplak alinde şka ür şinalığı izde iyatı 055"

Burimi/Facebook