Sokol Neçaj – Franz Kafka (1883-1924)

0
42

Duke shëtitur në një park në Berlin Franz Kafka (1883-1924), i cili nuk u martua kurrë dhe nuk kishte fëmijë, takoi një vajzë që po qante sepse kishte humbur kukullën e saj të preferuar. Ajo dhe Kafka e kërkuan kukullën pa mundur ta gjejnë.
Kafka i premtoi të vinte të nesërmen për ta kërkuar kukullën së bashku. Të nesërmen, kërkuan gjithandej dhe kur nuk mundën ta gjenin, Kafka i dha vajzës një letër “të shkruar” nga kukulla që thoshte “të lutem mos qaj, unë po bëj një udhëtim për të parë botën. Do të shkruaj për aventurat e mia.”
Kështu filloi një histori që vazhdoi deri në fund të jetës së Kafkës. Gjatë takimeve të tyre, Kafka i lexonte letrat e kukullës të shkruara me kujdes me aventura dhe biseda që vajzës i dukeshin magjepsëse.
Më në fund, Kafka solli kukullën që i tha sapo ishte kthyer në Berlin (ai kishte blerë një kukull).
“Nuk ngjan fare me kukullën time”, tha vajza. Kafka i zgjati vajzës një letër tjetër në të cilën kukulla shkruante: “Mos vej ré se nuk dukem si më parë, udhëtimet më kanë ndryshuar”. Vajzës së vogël i erdhi keq e përqafoi kukullën e re dhe e lumtur e solli në shtëpi.
Pas një viti Kafka vdiq.
Shumë vite më vonë, vajza tashmë e rritur gjeti një letër brenda kukullës. Në letrën e vogël të nënshkruar nga Kafka shkruhej: “Ndoshta gjithçka që dashuroni do të humbë, por në fund dashuria do të kthehet në një mënyrë tjetër”.

Mund të jetë art

Burimi/Facebook