Sot 92-vjetori i thirrjes rregulltare të Shenjtës Nënë Terezë

0
233

Një nga momentet vendimtare që Gonxhe Bojaxhiu – Shenjtja Nënë Terezë përjetoi si vajzë e re, ishte nata e Zojës së Madhe në Shenjtëroren e Zojës në Letnicë të Karadakut në Kosovë, kur në shpirtin e saj i tha ‘Po’ thirrjes së Zotit për jetën rregulltare. Kjo ngjarje e shënoi jetën dhe veprën misionare të Shenjtes shqiptare, që u nis nga familja e saj në Shkup, kaloi nëpër Zagreb, Dublin e deri tek familja e të varfërve në Kalkutë të Indisë dhe në mbarë botën.
Sot më 14 gusht, kujtojmë një nga momente vendimtare të jetes që përjetoi si vajzë e re Gonxhe Bojaxhiut – Shenjta Nënë Terezë. Eshtë fjala për çastin shpirtëror që Nënë Tereza përjetoi para 92 vjetësh, kur, së bashku me nënën Drane dhe familjen Bojaxhiu, ishte në Shenjtëroren e Zojës Madhe në Lenticë të Karadakut në Kosovë, natën e festës të Të Ngjiturit të Virgjrës Mari në Qiell. Atë natë të festës së Zojës së Madhe, Gonxhe Bojaxhiu, pasi e dëgjoi thirrjen e Hyjit për jetën rregulltare, vendosi t’i përgjigjet ‘Po’ Zotit.
Kjo ngjarje e shënoi jetën dhe veprën misionare të Shenjtës shqiptare Gonxhe Bojaxhiut. Filloi, kështu, rrugëtimi i gjatë nga familja Bojaxhiu në Shkupi, duke kaluar nëpër Zagreb, në Dublin e deri në Kalkutë të Indisë, për t’u përhapur, pastaj me kohë, në mbarë botën.
R.SH. – Vatikan