Sot e dëgjova përsëri të më thonë: -“ajo u pastron by… njerëzve”.

0
29

S’është hera e parë dhe besoj se nuk do jetë as e fundit.
Por mendoj se duhet ti jap hakun punës sime dhe t’i them dy fjalë Botës sepse jam krenare që e bëj këtë punë!
Po zonja e zotërinj: jam krenare që u pastroj by…, u pres thonjtë, u laj kokën, i ndërroj, i ushqej dhe kujdesem për njerëz dhe po e theksoj NJERËZ, që nuk mund të kujdesen vetë për veten e tyre dhe që kanë nevojë për ndihmë.
Por le ta përmbledhim këtë “larje …”
Më kanë ardhur në majë të hundës konotacionet negative të kësaj shprehje dhe lidhjen e ngushtë me punën që bëj.
Është e qartë tashmë se jo të gjithë jemi të zotë në gjithçka. Për shembull, nuk mund të punoja si bankiere, juriste,financiere apo diçka e tillë edhe pse shumë nga ato ushtrojnë aktivitetin duke gënjyer.
E megjithatë ato janë profesione shumë të vlerësuara, në të kundërt me profesionin tim i cili vlerësohet si ndër më të ulëtit e më të përçmuarit.
Epo, të nderuar komentues të facebook, e di se shumica prej jush nuk keni patur asnjëherë nevojë që t’ua pastrojë dikush by…. dhe uroj që të mos keni nevojë asnjëherë .
Por, nëse një ditë ndodh që të keni nevojë, unë dhe kolegët e mi nëpër spitale apo azile pleqësh do të jemi ata që do t’ju ndihmojnë që të keni një jetë sa më të mirë të mundshme, me përkushtim dhe respekt.
Vendoseni vetë se cila punë është e rëndësishme, por ju lutem mos përdorni më shprehjen “larje by…” me përçmim, sepse ndoshta një ditë dikush do duhet ta bëjë këtë për Ju dhe besomëni… do t’i jeni mirënjohës… / WEB

Burimi/Facebook/Je prej Shkodret n´kjoft se…