Spartak Koka tregon dinamikën se si forcat RENEA zbuluan ku fshihej vrasësi i policit

0
59

Gazetari i Tv Klan Spartak Koka ka shpjeguar dinamikën se si ndodhi ngjarja e vrasjes së policit Saimir Hoxha në Lezhë.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Spartak Koka ka treguar me pamje si forcat RENEA neutralizuan vendndodhjen e Aldi Ramës, vrasësit të policit.

Gazetari Spartak Koka nuk ka qenë shumë larg vendit se ku fshihej Aldi Rama.

Spartak Koka: Në këtë moment është evidentuar nga ana e strukturave të Policisë vendndodhja e saktë e këtij personi pas informacioneve që kanë marrë dhe nga banorët e zonës është një vilë dy katëshe ngjyrë e bardhë, të cilën ne nuk e kishim idenë se ku ishte saktësisht pozicionimi i Aldi Ramës. Përballë vilës strukturat e Policisë kanë konstatuar një person i cili kalonte kanalin me ujë në anën tjetër dhe ishte fshehur. Ne na bën përshtypje kjo ngjarje se helikopteri i Policisë për rreth 20 minuta po kërkonte në të njëjtin perimetër…

Burimi /tvklan.al