Spartak Ngjela – Saliu sot u kthye te vendi i krimit. Kriminalistika, kthimin e autorit te vendi i krimit, e ka normën e të provuarit për identifikimin e autorit.

0
47

E di prokuroria e Shqipërisë këtë?
l.
Dje shqiptarët kaluan sërish në mesjetë: në një luftë kështjellash; dhe sërish të bezdisur nga marrëzia e Sali Berishës.
Për këtë mjeran të dhunshëm publicistika shqiptare duhet të shkruajë një libër për bëmat e tij. Titulli i librit duhet të jetë: nga Ceno bej Kryeziu te Sali Berisha.
Në fakt, ne sot jemi në një situatë të një politike naive që nuk di ta përdorë sistemin e arsyes individuale: sak, jemi në një politikë krerësh që nuk dinë të bëjnë dallimin se ku mbaron interesi individual, si kërkesë për pushtet, dhe ku fillon interesi shoqëror i asaj shoqërie që i ka zgjedhur për t’i drejtuar.
Brenda këtij karakteri mesjetar, të vrazhdë dhe me deviacion psikik, kuptohet se hyn edhe Sali Berisha, që tani duket se, taman dje, u fundos përfundimisht. Duhej të ishte likuiduar që para dhjetë vjetësh. Dobësi e shoqërisë shqiptare.
ll.
Por kjo kohë do të tregojë këto ditë se sa do të jetë aftësia politike e Lulzim Bashës. Këtij i ka ardhur shansi të mbetet në histori për ringjalljen cilësore të Partisë Demokratike.
Duhet të jemi të qartë: likuidimi i Saliut, i cili tani kuptohet se ka ardhur; e çon vendin në zgjedhje të reja brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sepse çlirimi i Partisë Demokratike nga Saliu, do të çlirojë energji të reja pozitive në shoqërinë shqiptare.
Shqiptarët janë torturuar për 30 vjet nga ligësia Berisha që ka gjeneruar në Shqipëri vetëm enregji negative me konflikte sociale, që janë ngritur prej tij kundër Shqipërisë. Që dëmtoi shumë me këto konflikte, por që nuk i bëri dot gjë Shqipërisë.
Kjo është arsyeja që, tani, me likuidimin e Saliut, në këta muaj, Partia Demokratike do jetë në kreshendo vlerash në opinionin publik, sepse ka likuiduar Sali Berishën, dhe, do të shihet se, bashkë me likuidimin e Saliut, Partia Demokratike ka krijuar vlerë të re.
lll.
Berisha ishte dhe mbetet një nga figurat me retrogeade dhe antishqiptare që ka pasur historia e Shqipërisë.
Çfarë duhet të sjellë e nesërmja?
Likuidimin absolut të Saliut dhe, menjëherë pas kësaj, ngritjen e Partisë Demokeatike dhe rënien e polleve për Partinë Socialiste.
Po Basha?
Ai ende nuk e ka arritur forcën politike që i duhet, ndonëse po paraqitet si deçizionist i vendosur. Megjithatë, duhet të përmendet se, likuidimi politik që i bëri Sali Berishës, sigurisht që në histori do të mbetet si një vlerë kombëtare. Historia do të shkruajë duke vënë në dukje se: atë që, në dyzet vjet, nuk e bëri dot askush për të likuiduar diktatorin Enver Hoxha; e bëri Lulzim Basha kundër Sali Bershës në vitin 2022.
Dhe kjo nuk është pak. Megjithatë, duhet të shohim ngjarjet që do të vijojnë dhe forcën e politikës amerikane në këtë situatë.

Burimi/Facebook