MËKATAT E PRINDËRVE !…

0
123

Në Athinë jetonte një çift, dikur ftuan një murg të moshuar që ishte njeri i bekuar nga Zoti në shtëpinë e tyre, për të parë fëmijën e tyre, tre vjet të paralizuar !..
Kur mbërriti në shtëpi murgu i moshuar hyri në dhomën e ndënies .. por ata i thanë se : — Fëmija është në dhomën e gjumit dhe jo atje..
Kurse murgu plak, u ul atje dhe pyeti babain :
— Që kur nuk ke shkuar në Kishë ?..
Babai i fëmijës u përgjigj :
— Që kur gjyshja ime vdiq !..
Murgu plak e pyeti përsëri :
— Sa herë në ditë e mallkon Virgjëreshën Mari !?..
Babai, këtu heshti …
— Sa gabime ke bërë ?.. Ja, përse ti e mbylle vëllain në azil për ti marrë pronën ?..
Babai filloi të justifikohet se : — I vëllai i tij, ishte i çmendur !…
Pastaj murgu u kthye drejt nënës së djalit dhe e pyeti :
— A është ky njeriu yt i parë dhe më i dashuri për ty ?..
Ajo u përgjigj : — Poooooo ..
Murgu plak e kuptoi që po e gënjente, por ai nuk i tha asgjë që të mos e ofendonte..
— Që kur nuk je rrëfyer ?..
Ajo u përgjigj : — Nuk mbaj mënd … po, ka shumë vite !..
— Sa aborte ke pasur ?..
Dhe dëgjoi nga goja e saj e shpejtë : — Katër herë !..
Atëherë murgu plak pyeti : — Kush është i paralizuar tani ? Fëmija me shpirtin e pastër apo ti ?.. Të shikoj të paralizuar ty, jo fëmijën tënd !.. Ja pse nuk shkova tek dhoma e fëmijës dhe erdha drejt e këtu në dhomën e ndënies ..
Nëse dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm, duhet të jeni së pari ju të shëndetshëm !.. Shkoni rrëfeni të gjitha mëkatet tuaja dhe nëse prifti ju lejon të kungoheni me turpin dhe gjakun e Krishtit .. po të kungoheni !..
Kjo ishte një nga manifestimet e hirit të Zotit në jetën e tyre, që pasi shkuan në Kishë. Rrugës për në shtëpi, shikojnë fëmijën e tyre të ngritur nga shtrati dhe ju hapi derën e shtëpisë atyre !..

Derguar ne Facebook nga At Spiro Katundi .

Burimi/Facebook