Sot miq të mij të dashur !.. Në vazhdën e publikimit të poezive të mija nga libri im i botuar .. ” Dashuri e Heshtur ” .. ju përshëndes me këtë poezi pjesë e librit .. uroj të kini lexim të bekuar .. respekte pa fund për ju të gjithë !..
O POPULL ! KËTA… “BIJTË TANË” !?..
O Zot !.. Kur e krijove Ti, me dashuri gjithësinë,
Na bekove, edhe ne popullin, e gjithë Shqipërinë !..
Por.. “djalli” i zi, që mban çdo ves, e çdo të ligë,
Për të shkatruar vendin, ai… hyri në “Politikë” !..
U fut hipokriti e bëri fole, e na u betua : “Për qiell e për dhe”,
Disa i afroi e i bëri miq, ata që e kundërshtuan, dolën armiq !
Eh !.. Menduam se :.. shpëtuam nga regjimi i egër,
Por.. thellë e më thellë, po na hyn, thika në zemër !..
Ja, disa “Bijtë tanë”, u bënë politikanë.. Po !.. i votuam ne !
Thamë : – Janë të rinj, do mësohen, e po gabuan, ska gajle !
Të majtë e të djathtë, janë si ne.. dhe do punojnë për ne,
Kështu thanë dhe Partitë : – Jemi për popull, e për Atdhe !..
O Zot ! Po pse u sulën këta “qafira”, si demonë të pështira !?
Me premtime e mashtrime, kundër nesh bënë çudira !?
Të gjithë, na gënjyen e thanë : – Ju sigurojmë ne !..
- Se vetëm ne !.. Do ta futim Shqipërinë, pa tjetër në BE !..
Ja !.. “Bijtë e tu” o popull .. të vodhën e të rropën,
Fjalë të bukura të thanë, e më pas, ta bënë gropën !..
Po.. çudi !.. Të na duan të huajt, neve dhe Vatanë,
Më shumë se këta .. që janë “Bijtë tanë” !?
Nuk i njihnim, për injorantë universalë,
Jo !.. As nuk i dinim, për mizorë fanatikë !..
Nuk pyesin këta, as për Zot, e as për popull,
Na dolën pa shpirt, pa cipë, e të pa ngopur !..
Dhunojnë njëri – tjetrin, me inat e urrejtje,
Kërcënojnë vëllanë e tyre, me burg e me vdekje !..
Dje, ishin pa shkollë, ju ngelte fjala në grykë,
Sot, janë “Oratorë”… ata që ishin “çyrrykë” !..
Me Diploma fallco, u bënë të parët e vendit,
Kanë makina luksi, dhe bëjnë ligjet e Kuvendit !
Nga mësimet iknin, kur i shpinin për dore,
Ka rrezik, që .. tani e mbaruan, shkollën fillore !
Zgjohu o popull !.. Po, nuk je i zoti, a “derëzi” !?
Të zgjedhësh një Kuvend, edhe një Qeveri !?
Me “Burra” me mënd, e jo si këta.. “palavi” !..
E ta bëjnë “Shtet”, Atdheun tonë Shqipëri !?
Dihet që, zanati më i vjetër në botë, është politika,
Po, kur e bëjnë të pa shkollët, bëhen grup me bandita !
Kombi i mban, i duartroket, e i quan “Baballarë” !..
Për mashtrime ? S’ke ç’u thua .. Janë ustallarë të parë !
Eh !.. Shqipëri !.. Bijtë e tu të mirë, t’u larguan vërtet’,
Këta që janë këtu, çdo ditë kacafyten për pushtet !..
Po.. si mund ti quaj : – “Bijtë tanë”, këta “sharlatanë” !?,
Gati janë, të na shqyejnë, e të gjallë të na hanë !..
O Zot !.. Po jetojmë në vuajtje, e për ibret !
Ne, do vdesim të varfër .. ata, të pasur deputetë !..
Me para, mbushën xhepa, e brodhën botën,
Ne i shajmë, nuk i duam .. e prapë, u japim Votën !?..
Vëllezër ! Kudo jetoni, “Jemi Shqiptarë” mos kini turp ta thoni !
Në çdo shtet kudo punoni, Atdheun tuaj, mos e haroni !..
Po e mohuat dhe ju Vatanë.. keni mohuar nënën e babanë,
Ne, jemi krenarë, kur dëgjojmë mirë, për ju o Shqipëtarë !..
Po.. Ka disa, që na vijnë rallë, e për vendin nxjerrin “Vrrer”,
Thonë : – Si rroni këtu !? – Ky vend ka mbaruar, është “Ferr” !?
Jo !.. S’mbaron kurrë Shqipëria, Bota.. këtë ta dijë mirë,
Se e mbajmë gjallë ne .. “Bijtë e saj, të Shqipes së lirë” !
At SPIRO KATUNDI
Shtator 2019
Burimi/Facebook