” PROFESORI PLAK DHE I RIU “

0
62

Derguar nga Spiro Katundi

Një plak ish profesor takohet me një të ri dhe i riu e pyet :
– A të kujtohem unë ?..
Dhe profesori plak i thotë : — Jo !..
Më pas i riu i thotë se dikur ishte nxënësi i tij.
Dhe profesori e pyet : — Ah po !.. Dhe çfarë pune bëni tani?..
I riu përgjigjet : — Epo, tani unë jam mësues.
— Oh, sa bukur si unë ?.. — i thotë plaku.
— Epo … po .. Në fakt, u bëra mësues sepse më frymëzuat ju .. dua të jem si ju !..
I moshuari kureshtar, i kërkon të riut t’i tregojë, pse dhe si !?..
Dhe i riu i tregon këtë histori :
— Një ditë erdhi në shkollë një shoku im, po ashtu student, me një orë të bukur, të re dhe ja vodha. Menjëherë pas kësaj, shoku im e vuri re vjedhjen dhe u ankua menjëherë te mësuesi jonë, i cili ishit ju ..
Kështu, ju i thatë klasës :
— Shokut tuaj të klasës ja vodhën orën gjatë mësimit të sotëm !.. Kush e ka vjedhur le ta ktheje !..
— Por unë nuk e ktheva sepse nuk doja !.. Pastaj mbyllët derën dhe u thatë të gjithëve të ngriheshin në këmbë dhe se ju do të na kontrollonit xhepat një nga një. Por fillimisht na thatë të mbyllim sytë. Kështu bëmë dhe ju kërkuat xhep më xhep tek të gjithë dhe kur erdhi radha tek unë, gjetët orën dhe e morët. Vazhduat të kërkonit në xhepat e të gjithëve dhe, kur mbaruat ju na thatë :
— Hapini sytë !.. E gjeta orën !..
Por ju .. kurrë nuk më thatë asgjë, as mua, as shokëve dhe nuk e përmendët më fare episodin. Ju kurrë nuk e përmendët dhe se kush ishte ai, që kishte vjedhur orën !..
— Atë ditë, ju profesor e ruajtët përgjithmonë dinjitetin tim !.. Për mua ishte dita më e turpshme e jetës sime !.. Ju kurrë nuk më thatë asgjë dhe ndërsa ju, kurrë nuk më qortuat apo të më thirrisnit për të më dhënë një mësim moral !..
Ju e kuptuat që, unë e mora mesazhin tuaj të qartë !.. Dhe falë juve, unë kuptova se këtë, mund ta bëjë vetëm një edukator i vërtetë !.. Nuk e di, a ju kujtohet ky episod, profesor ?..
Dhe profesori i’u përgjigj :
— E mbaj mend situatën more bir .. orën e vjedhur .. mbaj mend që kam kërkuar në xhepat e të gjithë nxënësve të mij, por .. ju nuk m’u kujtuat, sepse edhe unë i kisha mbyllur sytë ndërsa kërkoja, orën e shokut tuaj !..
Ky është thelbi i mirësjelljes !..
— Nëse për të korrigjuar duhet të poshtëroni dikë, atëherë nuk dini si ta mësoni !..
Autor i panjohur

Burimi/Facebook