Spiro Urumi ( 1928 – 1997 )

0
86

Spiro Urumi u lind në Durrës me 28 shkurt të vitit 1928. Mbaron shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe emërohet në teatrin “A. Moisiu” derisa doli në pension.
🎭 Në galerinë prej 90 rolesh në teatër veçojmë: Selimin te “Familja e peshkatarit” (1955) , Koçkariovi te “Martesa” (1955), Ivanovi te “Çështja Ivanov” (1959), Arnolfi te “Shkolla e grave” (1957), Shmidi te “Ndalesa e fundit” (1962), Njeriu me mantel te “Dashuri e tillë” (1963) etj.
🎬 Spiro Urumi ka realizuar disa role dhe në kinematografi ku përmendim, Kuestori te “Oshëtimë në bregdet” (1966), Markalleshi te “Njësiti Guerril” (1969), Babai i Artës te “Ndërgjegja” (1972), Dago te “Mysafiri” (1979), Xhaferr Bej Kadena te “Nëntori i Dytë” (1982), Ligur Bashi te “Balada e Kurbinit” (1989) etj.
Në vitin 1992 dekorohet me titullin “Artist i Merituar”
Një pasion tjetër i madh i Pipit, siç e thirrnin bashkëmoshatarët, ka qenë sporti. Ai ka nisur të merret me sport në moshë shumë të re, që në vitin 1945 kur ai u aktivizua në ekipet e volejbollit dhe basketbollit në Durrës, duke fituar titullin e kampionit për të rinj në vitet 1946-1947. Në moshën 18-vjeçare, Urumi përfshihet në ekipin kombëtar të notit, duke përfaqësuar Shqipërinë në Ballkaniadën e notit dhe vaterpolit në Split e më vonë edhe në Hungari. Së bashku me shokët e tij Goga, Berberolli, Vokopola, Njala, etj. për afro 15 vite ai bëhet një nga shtyllat e skuadrave të Durrësit dhe Partizanit në sportet e notit, vaterpolit, volejbollit, basketbollit, hendbollit, futbollit, atletikës, etj. Spiro Urumi u largua nga fushat e stërvitjes në vitin 1962, duke u nderuar me titullin “Mjeshtër sporti”.
Ndërron jetë në dhjetor të vitit 1997 🕯
“Në jetën time më shumë kam notuar se sa kam vrapuar”. Këto fjalë janë shkëputur nga fletët e fundit të ditarit të Spiro Urumit, njeriut të cilin bashkëqytetarët e tij vazhdojnë ta kujtojnë edhe sot për pasionin e pafund për detin e notin.
*𝘔𝘢𝘵𝘦𝘳𝘪𝘢𝘭𝘪 𝘮𝘢𝘳𝘳𝘦̈ 𝘮𝘦 𝘳𝘦𝘥𝘢𝘬𝘵𝘪𝘮𝘦 𝘯𝘨𝘢 𝘉.𝘘𝘦𝘴𝘫𝘢 & 𝘎.𝘒𝘢𝘣𝘢𝘴𝘩𝘪.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe mjekër
Mund të jetë një imazh i 2 persona

Burimi/Facebook/Teatri Aleksander Moisiu Durres