Kur dola te shkollë e Kuqe,
Sipër përmbi Tragjas,
Mendja më iku, më vate,
Nga kjo bukuri e rrallë!
Rreth e rrotull më panë sytë,
Gjelbërim e diell mbanë,
Përpara shtrihej deti,
Shumë larg sytë më vanë.
Hodha sytë mbi Dukat,
Fush’ e bukur në luginë,
Sipër kapuç Llogoranë,
Karaburun, gjerdan mbi gjinë!
Në këmbë të malit të lartë,
Poshtë qafës në Ravenë,
Pashaliman me nure,
Me sy të përkëdhel!
Vijë e detit si një vetull,
E qendisur në gjilpërë,
Mbi pikturën e Orikut,
Mban historin të tërë.
Ishte koha e qametit,
Kur shpata rrinte mbi kokë,
Çezari me legjione shumë,
Zbriti në Palasë, i fortë.
Nga Llogoraja e sertë,
Zbriti poshtë përmbi Dukat,
Nuk guxoi të nxirrte shpatat,
Kuvendoi gjerë e gjat’.
S’binte Oriku, nuk merrej,
Me gjemi nga deti shkumë,
Çezari e bëri për vete,
Me të urtë, me të butë.
Ecën, ecën historia,
S’ka të sosur luftë e shkretë,
Në Orik veç batërdia,
Do të mbijë, po do të vdesë.
Me romakë e venedikas,
Me osmanë e shumë të tjerë,
Nën male të Karaune,
Të na bënin jetën sterrë.
Koha e ligë s’do të rreshtë,
Do të vinte tërsëllimë,
Me rusë e nëndetëse,
Një hordhi me kriminelë.
Donte Vlorën Admirali,
Pashait t’i zinte vendin,
Të tmerronte tërë Mesdheun,
Të nënshtronte vilajetin.
Të ribënte historinë,
Se koka i kish marrë erë,
Të sundonte Shqipërinë,
Me barut, hekur e sherrë.
Ikje, ikje vetëm ikje,
Si shumë banditë të tjerë,
Tokën e ka bekuar zoti,
Mend për tjetër herë.
Ulur para shkollës së “Kuqe”,
Mendjen era më ledhatonte,
Histori e ngatërruar,
Desh na bëri kashtë e koqe.
O gjir’i Vlorës me halle,
Prite e përcolle shumë,
Me gjemi e luftanije,
Ca nën ujë, e ca mbi ujë.
Sytë çlodhen tutje thellë,
Mbi Orik, Pashalimanë,
S’do ketë më admiralë,
Çezarë e pashallarë.
Nga ikët s’e patë as vetë,
Brinjët u kthyen në pushkë,
Zemrat barut i thatë,
Tokë e shenjtë, s’u përkul.
Vlorë të ka bekuar Zoti,
Me Kaninë e Sazanë,
Ruaje kalatë qëmoti,
Le të ta kenë sevdanë.
Solothurn 29.06.2022
Burimi/Facebook/Autori