Sulejman Abazi – NJË KOMB PA VIZION DHE STRATEGJI, ËSHTË I DETYRUAR TË RRUGËTOJË NË ERRËSIRË DHE PADIJE!

0
18

Nëse duam të bëjmë Historinë e Re të Shqipërisë dhe të Kombit, të ngremë lartë frymën e patriotizmit, duke përmbysur praktikat e vjetra.
Në rrugë pragmatiste të gjejmë dhe realizojmë rrugët e bashkimit në një shtet-komb, nën emrin Shqipëri.
Ndihemi të mundur dhe nëpërkëmbur nga historia jonë tragjike, por kurrë nuk do të pajtohemi me humbjen, duke u ringritur në këmbë për të drejtën kombëtare të mohuar.
Ta fillojmë respektimin e kësaj fryme nga vetëvetja, nën simbolin kombëtar Kuq e Zi!
Për sa më sipër:
A mund t’i kundërvihemi me sukses strategjive armiqësore, pa pasur Strategjinë tonë Kombëtare?
Çfarë duhet të përfaqësojë Strategjia Kombëtare e Popullit Shqiptar, a krijon ajo mundësi për perspektivën e zgjidhjes së çështjes kombëtare?
Përgjigjet e pyetjeve përkojnë me lëndën kryesore të përpjekjeve për ta ndërtuar Strategjinë Kombëtare.
Ajo duhet të ketë brenda varjantin më të mundshëm, metodologjinë dhe trajtimin e planifikuar shkencor të mbrojtjes së interesave kombëtare të popullit shqiptar.
Filozofia e ndërtimit të Strategjisë Kombëtare drejt bashkimit, duhet të shërbejë në radhë të parë si frymë dhe platformë e pasur, e organizuar, e gjallë, dinamike dhe në zhvillim, për sukses në të drejtën tonë historike.
Ajo duhet të qartësojë mendimin: çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodh me të ardhmen, duke e kthyer dëshirën për bashkim në kod të sjelljes tonë në marrëdhnënie me politikën, ekonominë, sigurinë kombëtare, realitetin dhe ekuivalencën e bindjeve tona.
Ajo duhet të bind njeriun shqiptar të kuptojë sesa të fuqishëm bëhemi, nëse Strategjia Kombëtare do të kthehet në program veprimi afatmesëm dhe afatgjatë, kundër padrejtësive dhe pasojave që rëndojnë mbi jetën tonë.
Ajo do të bind këdo mbi padobishmërinë e strukturave përfaqësuese në planin kombëtar. Ato po sillen antishqiptare, inferiore, duke e lënë cështjen shqiptare në mëshirë të fatit.
Ajo duhet të krijojë bindjen dhe të nxisë nevojën e ndryshimit, përballë mungesës së vullnetit politik dhe paaftësisë për ta ndërtuar Strategjinë Kombëtare të Popullit Shqiptar.
Një komb pa vizion dhe strategji, është i detyruar të rrugëtojë në errësirë dhe padije.
Të kontribuojmë të gjithë sëbashku me modesti, për të hedhur bazat e Strategjisë Kombëtare dhe të zgjidhjes në proces të çështjes shqiptare, drejt bashkimit kombëtar dhe shtetit – komb.
Kjo kërkesë modeste mbështet në konceptin shkencor të ndërtimit të një strategjie, e cila duhet të jetë një organizëm i gjallë, i natyrshëm, dinamik dhe në zhvillim për mbrojtjen e Interesave Kombëtare të Popullit Shqiptar.
Jemi ende në kohë të bëjmë më të mirën e mundshme për të ardhmen e Kombit dhe të Shqipërisë. Janë njerëzit dhe koha ato që i hapin rrugën ndryshimit.
Le të luajmë këtë herë sipas rregullave tona, për të fituar respektin e botës së qytetëruar.
Ne të gjithë sëbashku mundemi të hedhim një hap të rëndësishëm drejt strukturës së Srtategjisë Kombëtare, institucionet përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre ndaj Shqipërisë dhe Kombit.
Jeni të mirëseardhur!
Sulejman Abazi NESHAJ
Tiranë, 29 maj 2022

Burimi/Facebook