Talat Pllana – TAKIM ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SH.T.Z. BAJRAM BEGA, NË AMBASADËN E SHQIPËRISË NË LONDËR

0
20

Me datën 18 shtator 2022, ambasadori i Shqipërisë në Londër, Sh.T. Z. Qirjako Qirko, organizoi një ndenjë për Presidentin e Shqipërisë me të ftuar nga përfaqësues të komunitetit shqiptar në Britani. Unë pata nderin ta përshëndesë Presidentin Bega në emër të Forumit të Shoqatave Shqiptare të Bashkuara në Britaninë e Madhe.
Me pak fjalë e njoftova për aktivitetet e komunitetit, duke filluar nga një historik i shkurtër para dhe gjatë luftës në Kosovë, si dhe tani për organizimet e ndryshme që bëhen për të mbajtur gjallë kulturën shqiptare dhe identitetin shqiptar për brezat e rinj të komunitetit tonë. Presidentin e njoftova edhe për punën e shkollës shqipe “Kosova” të themeluar para 29 vitesh, dhe për aktivitetet e Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica”.
Aktivitetet e tilla, si ky i organizuar nga ambasada e Shqipërisë, janë shumë të dobishme dhe e ndihmojnë forcimin e lidhjeve tona përmes bashkëpunimit në mes të diasporës shqiptare dhe institucioneve tona shtetërore në Shqipëri dhe në Kosovë.

Burimi/Facebook