“Tani është populli ai që po del në referendum”, Albin Kurti: S’kemi nevojë për kurrfarë koalicioni, s’ke me kë të bësh!

0
78

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët ku ka pranuar pyetje dhe është përgjigjur. I pyetur se a do të arrijë Lëvizja Vetëvendosje ta formojë qeverinë e vetme pas zgjedhjeve të 14 shkurtit apo do të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër, Kurti ka thënë se: “Kjo varet prej secilit prej nesh nëse pas shtatë ditëve i bie saktësisht në këtë orë, ne do të marrim vesh rezultatin e zgjedhjeve që do të jetë në favor të VV-së – kështu atëherë mirë është puna dhe s’kemi nevojë për kurrfarë koalicioni sepse edhe s’ke me kë të bësh. Tash është populli ai që po del në referendum”.

Burimi/pamfleti.net/